Aktualitet

Vjen lajmi i mirë për myslimanët e Shqipërisë: Mund të udhëtojnë pa viza në Arabi

27 Shkurt 2019, 17:10 Nga DOSJA
Vjen lajmi i mirë për myslimanët e Shqipërisë: Mund

TIRANË- Kryeministria ka publikuar vendimet e marra në Këshillin e Ministrave, ndër të cilat është edhe ai për heqjen e vizave mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite. 

“Miratimin, në parim, të memorandumit të mirëkuptimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Mbretërisë së Arabisë Saudite, për heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave diplomatike, të shërbimit dhe private, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi”, – thuhet në vendimin e Qeverisë. 

Por ajo që vlen të theksohet në këtë rast, është se me hyrjen e këtij vendimi në fuqi, qytetarët shqiptarë të besimit Islam, kanë të drejtë të shkojnë e vizitojnë në mënyrë private dy vendet e Shenjta, si Qaben në Mekë dhe xhaminë e profetit Muhamed në Medinë. Thënë ndryshe, tashmë ata që dëshirojnë të kryejnë Haxhin, që është një ndër shtyllat e Islamit dhe një nga obligimet e një besimtari musliman, mund të udhëtojnë lehtësisht. Po ashtu lehtësisht udhëton çdo qytetar që kërkon të vizitojë këto dy vende në mënyrë private, pa u lidhur me Komunitetin Mysliman të Shqipërisë. 

Më poshtë vendimi i plotë: 

V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MEMORANDUMIT TË MIRËKUPTIMIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË MBRETËRISË SË ARABISË SAUDITE, PËR HEQJEN E VIZAVE PËR MBAJTËSIT E PASAPORTAVE DIPLOMATIKE, TË SHËRBIMIT DHE PRIVATE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e Kryeministrit dhe ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të memorandumit të mirëkuptimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Mbretërisë së Arabisë Saudite, për heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave diplomatike, të shërbimit dhe private, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet memorandumi i mirëkuptimit shqiptarët pa pasaporta drejt arabisë memorandumi i mirëkuptimit shqiptarët pa pasaporta drejt arabisë

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Shkurt 2019, 14:08

Tiranë, zjarr në një apartament te Astiri

TIRANË- Një apartament është përshirë nga flakët ditën e sotme. Mësohet se flakët kanë përfshirë katin e 6 të një apartamenti. Ndërkohë, dy zjarrfikëse jan...