Aktualitet

Ministrja Balluku njoftoi nisjen e fluturimeve, dy javë më vonë ‘Air Albania’ ende pa certifikatë operimi

27 Shkurt 2019, 15:55 Nga DOSJA
Ministrja Balluku njoftoi nisjen e fluturimeve, dy javë më vonë

TIRANË- Disa javë më parë, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e shoqëruar nga drejtori i kompanisë Turkish Airlines  njoftoi firmosjen e marrëveshjes tripalëshe financiare për “AIR Albania”. (Lexo këtu)

Sipas Ballukut, kompania pritej të certifikohet dhe brenda 10 ditëve do të ishte e gatshme që të kryente fluturimet e para.

Por pas deklaratës së dy javëve më parë të ministres Balluku kur kanë kaluar 10 ditët e afatit, aeroplani i kompanisë “AIR Albania” jo vetëm që nuk është ngritur në fluturim por ende vijon të jetë pa certifikatën e operimit ajror.

Edhe në qendrën kombëtare të regjistrimit të bizneseve, kompania nuk rezulton me një licensë aktive.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet air albania belinda balluku certifikata e operimit ajror air albania belinda balluku certifikata e operimit ajror

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Shkurt 2019, 14:08

Tiranë, zjarr në një apartament te Astiri

TIRANË- Një apartament është përshirë nga flakët ditën e sotme. Mësohet se flakët kanë përfshirë katin e 6 të një apartamenti. Ndërkohë, dy zjarrfikëse jan...