Aktualitet

Filmohet teksa ther gruan, historia e shqiptarit vrasës që jeton në Angli si refugjat lufte (VD)

27 Shkurt 2019, 13:36 Nga DOSJA
Filmohet teksa ther gruan, historia e shqiptarit vrasës që jeton

Një shqiptar i cili ka kërcënuar bashkëshorten e tij duke i vendosur një thikë në fyt ka bërë xhiron e të gjitha mediave botërore ditën e sotme. Gjithçka ka ndodhur në banesën e tyre në Essex dhe skena është filmuar nga mbesa e tij.

Në video shihet 47-vjeçari Ardian Rragami teksa i nxjerr thikën gruas së tij, ja vendos asaj në fyt dhe i pret nofullën. Në lidhje me këtë çështje Rragami është shpallur fajtor nga Gjykata e Basildon, e cila e dënoi me 8 muaj burg por ky dënim u pezullua më pas.  

Tashmë gruaja e tij është e terrorizuar dhe kërkon që shqiptarin ta deportojnë nga Anglia. Michaels, e cila punon parukiere, po i lutet qeverisë britanike për deportimin e shqiptarit. “Ardiani ka përdorur të drejtën e tij për një jetë familjare që të qëndrojë këtu. Kam ngecur e mbërthyer tek ai dhe derisa të deportohet nuk do ndalet kurrë,”- tha ajo për “The Sun”.

Por kush është Ardian Rragami?

47-vjeçari shqiptar Ardian Rragami është një emër i njohur si për policinë shqiptare ashtu edhe për ato Britanike. Rragami vrau fqinjin e tij Qemal Kola me breshëri plumbash pas një sherri në një lokal në Shkodër në vitin 1998 dhe u dënua në mungesë me 15 vite burg nga Gjykata e Shkodrës.

Po në të njëjtin vit, 47-vjeçari la Shqipërinë, ndërroi emrin duke u vetëquajtur Ardian Gashi dhe u largua drejt Anglisë. Ai u hoq si një refugjat kosovar dhe kërkoi azil politik.

 Në vitin 2009 Interpoli zbuloi se Rragami ishte duke punuar në ndërtim në Essex, dhe në vitin 2010 u ekstradua në Shqipëri për të kryer dënimin që i ishte dhënë me vendim gjykate. Por pas 4 vitesh Rragami apeloi vendimin dhe mundi t’i ribashkohet gruas së tij, Chrysoulla Michaels dhe dy fëmijëve në Hertfordshire në vitin 2014.

Por teksa kalonte kufirin kufirin në vitin 2016 me gruan e tij britanike Chrysoulla Michaels dhe dy vajzat e tyre, 13 dhe 15 vjeçe, Ardian u arrestua. Mediet britanike zbuluan se vrasësi shqiptar ishte kthyer në Britani pas ekstradimit të tij.

Më pas 47-vjeçari u lirua me kusht dhe iu vendos një byzylyk elektronik. Prej 4 vitesh Ardian Rragami po lufton për të shmangur një ekstradim të dytë në Shqipëri duke cituar të drejtën për një jetë familjare sipas nenit 8 të Ligjit për të Drejtat e Njeriut kur përballen me dëbimin.

Por filmimi ku shqiptari shihet teksa i vë thikën në fyt gruas së tij e komplikon situatën. Ende nuk është marrë një vendim për Ardian Rraganin, ndërsa Michaels po i lutet qeverisë britanike që ta dëbojnë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ardian gashi ardian rragami chrysoulla michaels refugjati ne angli shqiptari ne angli shqiptari ther gruan shqiptari vrases ardian gashi ardian rragami chrysoulla michaels refugjati ne angli shqiptari ne angli shqiptari ther gruan shqiptari vrases

Sondazh

Poll