Aktualitet

Protesta e opozitës, Policia: Janë proceduar penalisht 8 persona, 12 janë në kërkim

27 Shkurt 2019, 10:31 Nga DOSJA
Protesta e opozitës, Policia: Janë proceduar penalisht 8 persona, 12

TIRANË- Policia e Tiranës ka proceduar në gjendje të lirë 8 persona të cilët pas analizimit të pamjeve filmike, kanë rezultuar se  kanë çarë kordonin e uniformave blu.

Sipas informacioneve mësohet se dhe 12 të tjerë janë shpallur në kërkim. Po ashtu mësohet se gjatë protestës së opozitës kanë mbetur të lënduar 2 policë dhe 8 qytetarë.  

NJOFTIMI I POLICISË

Pas analizimit të pamjeve filmike, raport shërbimeve dhe provave të tjera të mbledhura gjatë protestës së djeshme, ku u ça me forcë kordoni i Policisë dhe u goditën me sende të forta punonjësit, Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 8 shtetas për veprat penale “Prishje të rendit dhe qetësisë publike” dhe “Kundërshtim të punonjësit të rendit publik”.

U proceduan penalisht në gjendje të lirë, shtetasit:  A.Sh., 26 vjeç, banues në Tiranë;
E.Sh., 30 vjeç, banues në Tiranë;  Gj.L., 44 vjeç, banues në Laç;  P.L., 62 vjeç, banues në Mamurras; A.P., 25 vjeç, banues në Tiranë; F.D., 50 vjeç, banues në Tiranë; B.B., 20 vjeç, banues në Fushë Krujë; O.G., 22 vjeç, banues në Tiranë.

Procedimi penal ndaj tyre nisi pasi në rrugën “George W.Bush”, në hyrje të Parlamentit kanë shtyrë e çarë me forcë kordonin e Policisë në shërbim, duke i goditur me sende te forta.

Janë identifikuar dhe po punohet gjithashtu për kapjen e 12 personave të tjerë, të cilët kanë kundërshtuar punonjësit e policisë.

Gjatë protestës së djeshme janë lënduar 2 punonjës policie, si dhe kanë marrë mjekim nga gazi lotsjellës 8 shtetas.

Materialet proceduriale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale, “Prishje të rendit dhe qetësisë publike” dhe “Kundërshtim të punonjësit të rendit publik”.

Pasditen e djeshme opozita zhvilloi një protestë para Parlamentit, dhe situata ishte e tensinuar. Qytetërët tentuar disa herë që të çanin kordonin e Policisë, por u ndalën nga gazi lotsjellës që hodhi Garda e Republikës.

Opozita ka lajmëruar se  dotë zhvillojë protesta para Kuvendit dhe në çdo vend që do të shfaqet Kryeministri Edi Rama, pasi kërkon largimin e tij dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme që të bëhen nga një qeveri tranzitore.

(A.B. Dosja.al) 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet procedimet e policise protesta e opozites 26 shkurt 2019 procedimet e policise protesta e opozites 26 shkurt 2019

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Shkurt 2019, 14:08

Tiranë, zjarr në një apartament te Astiri

TIRANË- Një apartament është përshirë nga flakët ditën e sotme. Mësohet se flakët kanë përfshirë katin e 6 të një apartamenti. Ndërkohë, dy zjarrfikëse jan...