Politike

Ende nuk ka datë! Berisha premton: Do kemi protesta, duhet të konsultohem

Lajmin e ka bërë me dije numri një i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili tha se do të konsultohet me aleatët për të dalë në tubimin e radhës kundër kryeministrit. 

27 Janar 2023, 13:15 Nga k.m.
Ende nuk ka datë! Berisha premton: Do kemi protesta, duhet të
Sali Berisha

TIRANË- Ende nuk ka një datë por opozita po përgatitet për protesta kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Lajmin e ka bërë me dije numri një i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili tha se do të konsultohet me aleatët për të dalë në tubimin e radhës kundër kryeministrit. 

"Do njoftohet dhe do të bëhet protesta më e rëndësishme. Sot nuk kam datë sepse duhet të konsultohem. Tirana do derdhet e tëra në protestë. Nuk ka shqiptarë që mund të pranojë një vend si ky. Shqiptarët jam i bindur se nuk do t'ja falin kurrë,"-tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll