Politike

'A do i kërkoni ndjesë Lulzim Bashës?'/ Berisha: Unë i kam kërkuar që të bëjë publike burimin e parave

Sali Berisha tha se Basha e ka rastin për të folur por nuk e bën për të sqaruar veten dhe burimin e parave.

27 Janar 2023, 13:07 Nga k.m.
'A do i kërkoni ndjesë Lulzim Bashës?'/ Berisha:
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha insiston se në akt akuzën për ish-zyrtarin e lartë të FBI-së, Charles McGonigal ishte e qartë që kryeministri Edi Rama "paguante" për të hetuar Partinë Demokratike. Në një konferencë për mediat, Berisha tha se Basha e ka rastin për të folur por nuk e bën për të sqaruar veten dhe burimin e parave.

“E kam denoncuar sepse ju më keni dëgjuar të flas për peng Basha. Kjo ishte ta marrësh peng me dosje. Më pas më erdhën mesazhe nga bashkatdhetarët në SHBA që më deklaruar se s’kanë dhënë asnjë qindarkë për Nick Muzin por kanë firmosur siç i kanë dhënë për të ndihmuar PD dhe janë të gatdhëm të deklarojnë në Prokurorinë e Tiranës. I kam kërkuar Lulzim Bashës të deklarojë burimin e parave. Doli raporti që citonte në mënyrë direkte PD. Shumë pyesin por çfarë iu desh Edi Ramës? Iu desh për ta marrë peng me dosje. Dosja për financimin, hetim i turpshëm shkoi në Apel, nuk e lejoi Rama të shkojë në Gjykatë të Lartë dhe i tha të shpëtoj unë tani. Lulzim Basha ka rastin të thojë që paratë nuk i kam marrë nga rusët por nga ky burim. E sigurt është që rusët kanë shpërndarë para, ka marrë apo jo Basha le ta thojë vetë,”- tha Berisha.

PJESË NGA KONFERENCA: 

Nëse nga ky hetim që kërkoni nga institucionet amerikane rezulton që çështja për të cilën akuzohet Lulzim Basha, është rezultat i këtij lobimi, a do i kërkoni ndjesë?

Berisha: Nëse ka një njeri që ka mohuar dosjen ruse në mënyrën më të fuqishme dhe të përsëritur ka qenë Sali Berisha. Unë për 4 vite kam hedhur poshtë në mënyrë absolute burimin rus. Më keni dëgjuar të flas me peng-Basha, kjo është ta marrësh tjetrin peng me dosje. Basha e mohoi në mënyrë kategorike kur doli raporti, unë i kam kërkuar që të bëjë publike burimin e parave, përndryshe ngelet varianti i padiskutueshëm. Rusët para kanë shpërndarë, a ka marrë apo jo Lulzim Basha atë ta thotë ai. Raporti thotë ta marrë, Basha nuk ka reaguar. 

sali berisha lulzim basha

Sondazh

Poll