Politike

Berisha dhe 4 deputetët e PD u përjashtuan për 10 ditë nga Kuvendi, Korreshi: S'ja mbyllni dot gojën opozitës

Deputeti shprehet se ky vendim nuk ia mbyll dot gojën opozitës. 

27 Janar 2023, 12:24 Nga A.B

 

Berisha dhe 4 deputetët e PD u përjashtuan për 10 ditë nga
Saimir Korreshi

 

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka reaguar pas përjashtimit të 5 deputetëve të Partisë Demokratike për 10 ditë nga Kuvendi. Ai shprehet se ky vendim nuk ia mbyll dot gojën opozitës. 

“Nuk mund t’ia mbyllë gojën opozitës me përjashtimin e disa deputetëve. Që sot, është palaço parlament, palaço kryeministër dhe palaço qeveri”, tha Korreshi.

Sot, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar kërkesën e Partisë Socialiste për masë disiplinore me përjashtim për 10 ditë nga Kuvendi për disa deputetë të Partisë Demokratike. Gjatë mbledhjes së sotme, Kuvendi vendosi të miratonte kërkesën e PS-së për përjashtimin me 10 ditë për deputetët, Sali Berisha, Flamur Noka, Belind Këlliçi, Edmond Spaho dhe Edi Paloka. Dokumenti u firmos nga 7 deputetë të Partisë Socialiste.

saimir korreshi sali berisha

Sondazh

Poll