Politike

Rama kërkoi fonde ekstra, ambasadorja e BE: S'jam dakort! Shqipëria merr 100 mln uero në vit, aq mund të vërë në zbatim

Hohmann tha se 100 milionë Eurot për Shqipërinë, jepen në formë grantesh apo projektesh. 

26 Janar 2023, 22:34 Nga F.M
Rama kërkoi fonde ekstra, ambasadorja e BE: S'jam dakort!
Christine Hohmann

TIRANË- Bashkimi Evropian nuk do t'i japë më shumë se 100 milionë euro finde Shqipërisë. Ambasadorja e BE-së, Christiane Hohmann tha se kjo është shifra që Shqipëria mund të vërë në zbatim, pavarëisht kërkesës së kryeministrit Edi Rama për të pasur shumë më tepër. Në një intervistë për EuronewsAlbania, Hohmann tha se 100 milionë Eurot për Shqipërinë, jepen në formë grantesh apo projektesh. 

Pjesë nga intervista: 

Gazetarja: Pak ditë më parë kryeministri Rama kërkoi më shumë investime nga BE për Ballkanin. Pse Shqipërisë Bashkimi Evropian duket se i akordon gjithmonë më pak fonde projektesh se sa vendeve të tjera të Ballkanit, pavarësisht numrit më të vogël të popullsisë, si Maqedonisë, Malit të Zi, etj.

Ambasadorja: Nuk jam dakord me këtë. Shqipëria, në fakt, merr mesatarisht 100 milionë Euro mbështetje në vit në formë grantesh apo projektesh. Shumë gjëra po ndodhin dhe çdo shqiptar mund ta shohë se BE ka vite që është këtu, janë ndërtuar rrugë, por mund ta shihni edhe në sektorin bujqësor, në rindërtimin e hekurudhës Tiranë-Durrës, pra është në vazhdimësi. Shqipëria po merr ato që mund të vërë në zbatim, se vërtet mund të merrni shumë, por çfarë mund të vihet në zbatim dhe të ndërtohet vërtet, të rindërtohet, të realizohet në vend. Ne po punojmë fort për të bërë sa më shumë këtu në Shqipëri.

christiane hohmann

Sondazh

Poll