Politike

Kryemadhi nxjerr videon: Veliaj tallet me qytetarët e i vjedh! Më 14 maj do dorëzojë çelësat

Kryemadhi shkruan se videoja tregon se kryebashkiaku Erion Veliaj vjedh qytetarët dhe tallet me ta.

26 Janar 2023, 22:32 Nga F.M
Kryemadhi nxjerr videon: Veliaj tallet me qytetarët e i vjedh! Më 14
Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi

TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi ka publikuar një video, përmes të cilës tregon se mbetjet nuk përpunohen pavarësisht kontratave të firmosura mes Bashkisë Tiranë dhe kompanisë së inceneratorit të Tiranës. Në një postim, Kryemadhi shkruan se videoja tregon se kryebashkiaku Erion Veliaj vjedh qytetarët dhe tallet me ta.

Postimi:

Hajduti ordiner i Tiranës që bën si inoçent ka paguar 54 milionë euro për depozitim mbetjesh, ku kontrata parashikon komplet tjetër gjë. E di ai këtë, se ka hedhur firmën vetë, ndaj bën sot si skuth duke ja hedhur fajin të tjerëve. Ka kaluar 1/3 e periudhës koncesionare, po në këto 7 vjet me lekët e shqiptarëve janë paguar kompani me pronarë të panjohur, ndërsa mbetjet në inceneratorin e Tiranës groposen mjerisht pa u përpunuar, tek gropa ku ndërroi jetë Ardit Gjoklaj. Ja ku e keni me video se si hajduti ordiner i Tiranës përveçse ju vjedh, edhe ju tall me diferencimin e mbetjeve. Erioni i plehrave në 14 Maj dorëzon çelësat e bashkisë dhe do t'i përgjigjet një për një drejtësisë!

monika kryemadhi

Sondazh

Poll