26 Janar 2023, 22:27
Nga F.M
Ilir Beqaj
TIRANË- Ilir Beqaj, drejtori aktual i agjencisë së për menaxhimin e fondeve të donatorëve dhe ish-ministër i Shëndetësisë ka reklamuar sot xhubletën dhe djathin mishavin të Kelmendit. Në një postim në rrjetet sociale Beqaj shkruan se në vitin 2013, Vermoshi njihej nga shqiptarët vetëm si skaji më verior i Shqipërisë, ndërsa në vitin 2023, qytetarët shijojnë bukuritë e natyrës dhe ushqimin e këtij vendi. Por, një komentues i ka kujtuar rrugën e lënë në mes. Bëhet fjalë për aksin Tamarë-Nikç-Vukël që është premtuar prej tetë vitesh nga maxhoranca, por nuk është përfunduar ende.
Postimi:
Në vitin 2013, për shumicën e shqiptarëve Vermoshi njihej vetëm si skaji më verior i Shqipërisë. Në vitin 2023: Shqiptarë e musafirë të huaj vizitojnë lehtësisht dhe shijojnë bukuritë e natyrës dhe mikëpritjen e ngrohtë malësore në Leqet e Hotit, Tamarë, Lëpushë e Vermosh. Rruga e re, prej Bajze në Vermosh, është pjesë inventarit të rrugëve kombëtare dhe mirëmbajtja e saj garantohet 365 ditë nga Autoriteti Rrugor Shqiptar. Xhubleta, kjo veshje tipike e grave të Kelmendit është pjesë trashëgimisë jomateriale botërore dhe mbrohet nga UNESCO. Djathi mishavin i Kelmendit dhe djathi i ziem (i zier) i Veleçikut janë produkte të çertifikuara me tregues gjeografikëtë mbrojtur, emërtim origjine të mbrojtur dhe specialitete tradicionalë të garanatuar.
Komenti:
Po more zotni Ilir e vertete kjo qe thoni ju, por keni harruar premtimin e rruges Tamare-Nikç-Vukel. Keni 8 vjet qe eshte premtuar dhe nuk eshte bere asgje. Eshte nder vendet me te frekuentuara nga turistet malore por asgje seshte bere. Shikoni nje here premtimet e harruar ne sirtar.
ilir beqaj
Politike
26 Janar 2023, 22:15
F.M
Christiane Hohmann dhe Erla Mëhili
TIRANË- Ambasadorja e BE Christiane Hohmann ka hedhur poshtë zërat se shumë shpejt Bashkimi Eur...
Politike
26 Janar 2023, 22:10
F.M
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër reagim lidhur me dosjen e ish-agjentit të FBI-së, Charles McGo...
Politike
26 Janar 2023, 22:08
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur me ultimatume për Opozitën. I ftuar në "Open", Berisha tha s...
Politike
26 Janar 2023, 21:42
F.M
Gazment Bardhi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Gazmnet Bardhi e konsideon të dështuar nismën e kolegut të tij Ervin Sa...
Politike
26 Janar 2023, 21:39
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha foli sot për lidhjen e ish-zyrtarit të lartë të FBI Charles McGonigal me kryeminis...
Politike
26 Janar 2023, 21:33
F.M
Edi Rama dhe Louis Bladel.
TIRANË- Charles McGonigal nuk është ish-agjenti i vetëm që ka zhvilluar takime me kryeministrin Edi Ram...
Politike
26 Janar 2023, 21:23
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi thirrjen e djalit të tij, Shkëlzen Berisha ...
Politike
26 Janar 2023, 20:55
F.M
Shkëlzen Berisha
TIRANË- Në Tiranë, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar thirri sot djali...
Politike
26 Janar 2023, 19:45
F.M
Yuri Kim dhe Sali Berisha
TIRANË- Paratë ruse janë të papranueshme në çdo formë në Shqipëri, por ‘nd&e...
Politike
26 Janar 2023, 18:47
k.m.
Sali Berisha
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka përgatitur demokratët për atë që e ka cilësuar si betejën fi...