Politike

PS dorëzon kallëzim të ri për 21 Janarin, Gjiknuri: Të regjistrohet procedim me akuzën e vrasjes, Artan Hoxha të thirret në SPAK si burim i vetëm

PS kërkon që gazetari Artan Hoxha të thirret në Prokurori, duke qënë se ka dijeni dhe prova për këtë çështje. 

25 Janar 2023, 10:52 Nga A.B
PS dorëzon kallëzim të ri për 21 Janarin, Gjiknuri: Të
Damian Gjiknuri

TIRANË- Sekretari i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri bëri të ditur se PS do të dorëzojë sot në SPAK padinë penale ndaj Sali Berishës, Lulzim Bashës dhe Ndrea Prendin në lidhje me ngjarjen e ndodhur në protestën e 21 janarit, ku u vranë katër protestues në bulevard.

“PS do të depozitojë sot në SPAK padi penale ndaj Sali Berishës, Lulzim Bashës dhe Ndrea Prendin. Dialogjet e bëra publike tregojnë se vrasjet u urdhëruan nga lart. E kemi drejtuar gishtin te Sali Berisha menjëherë pas ngjarjeve tragjike.'- tha në nisje të fjalës së tij Gjiknuri, teksa më pas publikoi dhe padinë.

PS dorëzon kallëzim të ri për 21 Janarin, Gjiknuri: Të

Në dokumentin prej 10 faqesh të bërë publik për mediat, PS kërkon që gazetari Artan Hoxha të thirret në Prokurori, duke qënë se ka dijeni dhe prova për këtë çështje. 

'Në lidhje me provat. Për shkak se burimi i vetëm i këyre provave është Z. Artan Hoxha, kërkojmë që ai të thirret nga Prokuroria si person që ka dijeni mbi faktin penal dhe që prej tij të administrohen të gjitha provat që ai disponon.'- thuhet në dokument. 

Por çfarë ndodhi atë ditë?  

Më 21 janar 2011, në një protestë të organizuar nga Partia Socialiste, asokohe në opozitë, u vranë nga Garda e Republikës 4 protestuesit Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda dhe Aleks Nika. Kryeministri i kohës, Sali Berisha deklaroi se opozita kishte përgatitur një "grusht shteti" për të rrëzuar qeverinë, ndërsa opozita akuzoi qeverinë se vrau 4 qytetarë të pafajshëm. Në hetimin që u bë për vrasjen e protestuesve, të pandehur u morën Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, ndërsa gjykata vlerësoi me vendim se vrasjet kanë ndodhur nga pakujdesia. Të dy të pandehurit u dënuan, ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi me 1 vit ndërsa gardisti Agim Llupo me 3 vite burg. Por një publikim i ri ka dalë në dritë 12 vite pas ngjarjes. Gazetari Artan Hoxha publikoi audiopërgjimet e shërbimeve të huaja ku zbardhet urdhëri i marrë për të hapur zjarr ndaj protestuesve./Dosja.al

damian gjiknuri hetimet per 21 janarin

Dokumenta bashkëngjitur

Sondazh

Poll