Politike

'E ke me zë e me figurë'/ Arrestimi i ish-agjentit të FBI-së, Açka: Rama jep dorëheqjen! Për shkakun tënd Shqipëria po shahet sot në gjuhë të huaj. Turp!

Deputetja e PD-së shton se lidhja ndërmjet McGonnigal, ish-funksionarit të Sigurimit të Shtetit komunist dhe Edi Ramës provohet nga një seri ngjarjesh.

24 Janar 2023, 22:12 Nga a.l
'E ke me zë e me figurë'/ Arrestimi i ish-agjentit të
Flutura Açka

TIRANË-  Deputetja e PD-së Flutura Açka ka reagur lidhur me arrestimin e ish-zyrtarit të FBI-së, duke kërkuar dorëheqjen kryeministrit Edi Rama. Përmes një postimi në rrjete sociale ajo shkruan se për shkakun e tij Shqipëria po shahet sot në gjuhë të huaj. Deputetja e PD-së shton se lidhja ndërmjet McGonnigal, ish-funksionarit të Sigurimit të Shtetit komunist dhe Edi Ramës provohet nga një seri ngjarjesh.

POSTIMI I PLOTË: 

Kryeministër, jep dorëheqjen!
E ke me zë e me figurë.
Për shkakun tënd Shqipëria po shahet sot në gjuhë të huaj. Turp!
Nëse ke një fije dinjitet, largohu!
Bashkë me ish-funksionarin e Sigurimit të Shtetit komunist, McGonnigal ka zhvilluar aktivitet lobimi dhe udhëtime në Europë në shkëmbim të 225,0000 dollarëve të përfituara nga ish-funksionari komunist. Lidhja ndërmjet McGonnigal, ish-funksionarit të Sigurimit të Shtetit komunist dhe Edi Ramës provohet nga një seri ngjarjesh.

Dosja.al ka siguruar dosjen e plotë lidhur me prangosjen e Charles McGonigal, ish-agjentit të FBI-së që është nën akuzë për korrupsion. Faqet e dosjes tregojnë shumë për zhvillimet politike të 3-4 viteve të fundit edhe në Shqipëri, ku protagonist është kryeministri Edi Rama dhe lufta e tij kundër opozitës. McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duccka, të dy të lidhur me Ramën. Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin. Ndërsa Duccka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI. Vetë Rama thotë se akuzat e ngritura ndaj McGonigal nuk kanë lidhje me të.

flutura acka

Sondazh

Poll