24 Janar 2023, 21:08
Nga a.l
McGonigal dhe Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama regaoi sot pas publikimit të dosjes së ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal që është vënë nën akuzë nga drejtësia amerikane që i ka nxjerrë zbuluar dhe takimet me kreun e qeverisë shqiptare duke pretenduarse akuzat që rëndojnë mbi McGonigal nuk kanë lidhje me të. Ai nuk sqaroi arsyet e takimeve të zhvilluara me ish-agjentin e FBI-së gjatë kohës që ai ka udhëtuar drejt Shqipërisë në vitin 2017. Por më herët kreu i qeverisë kishte thënë se ish-agjenti tashmë i arrestuar ka qenë dhe është miku i tij dhe ka shtuar se akuzat ndaj tij nuk kanë të bëjnë me të dhe vendin tonë.
“Shefi i Kundërterrorit i FBI-së ka qenë dhe është miku im nuk diskutohet. Nëse ai ka një çështje të tijën me drejtësinë në SHBA kjo është çështje e tij me drejtësinë atje. lëreni të flasë drejtësia në SHBA. Nuk bëhet drejtësia e nuk nxirren fajtorët e nuk bëhen akuzat në këtë farë feje se është e tmerrshme. Dhe nuk është e tmerrshme për mua sepse nuk kam asnjë problem dhe për sa kohë vijoj në këtë detyrë i kam marrë parasysh dhe pres më shumë se kaq, i pres të gjitha. Por është e tmerrshme për këtë popull për këtë vend, për gjithë ato që ne i konsiderojmë vlera shqiptare e parime e tradita. Çfarë të them më shumë se kaq. Bëhet fjalë për një çështje në SHBA që s’ka asnjë lidhje me mua, me qeverinë shqiptare, biznes të çfarëdollojshëm, me këtë teori i bie që ne nuk duhet të takojmë askënd sepse nesër dikush mund të ketë një problem me drejtësinë në vendin tij. Kjo është çmenduri”, deklaronte Rama.
Dosja e plotë e FBI-së rendit shkeljet e kryera nga ish-agjenti i FBI-së në New York, përfshirë këtu udhëtimet në Shqipëri dhe kontaktet me kryeministrin Edi Rama e persona të tjerë. Në dosje është përdorur një ‘fjalorth’ i vogël për të identifikuar të përfshirët. Më konkretisht: ‘Personi A’ përfaqëson një shqiptar, të lindur në Shqipëri, por të natyralizuar si shtetas amerikan dhe banues në Nju Xhersi. ‘Personi A’ kishte qenë punonjës i një agjencie të inteligjencës shqiptare disa dekada më parë. ‘Kompania A’ është një organizatë biznesi në Delaëare e regjistruar nga Personi A në janar 2018. ‘Personi B’ është shtetas shqiptar i punësuar në një konglomerat energjetik kinez. Personi B vepronte si këshilltar jozyrtar i Kryeministrit të Shqipërisë, duke mbajtur një llogari zyrtare emaili dhe pasaportë të qeverisë shqiptare dhe ishte një ish-zyrtar i lartë i qeverisë shqiptare. Personi A dhe personi B ishin miq dhe bashkëpunëtorë biznesi me njëri-tjetrin. Për mediat e huaja, Personi A dhe Personi B nuk kanë emra, por kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha pretendon se janë Dorian Duçka dhe Agron Neza.
edi rama charles mcgonigal
Politike
24 Janar 2023, 20:49
a.l
Tritan Shehu
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar lidhur me arrestimin e ish-zyrtarit të FBI-së, ku u z...
Politike
24 Janar 2023, 20:57
F.M
Edi Rama dhe Agron Nezaj
TIRANË- Dosja.al ka siguruar foton ku kryeministri Edi Rama shihet të ketë pozuar krah Agron Nezajt, njeriut që...
Politike
24 Janar 2023, 20:54
k.m.
Flutura Açka dhe Ina Zhupa
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa arsyen përse e quajti kolegen e saj demokrate, Flutura ...
Politike
24 Janar 2023, 20:13
k.m.
Edi Rama dhe Genc Sejko
TIRANË- Liri e fjalës, por me limit! Këtë mësim duhet ta ketë marrë aktivisti Genc Sejko, i cili...
Politike
24 Janar 2023, 20:13
F.M
Charles McGonigal
TIRANË- Pas betimit të presidentit Donald Trump, Nicolas Muzin, njohur shkurt si Nick Muzin, veteran i Partisë Republikan...
Politike
24 Janar 2023, 20:09
k.m.
Edi Rama
TIRANË- Pas darkës që zhvilloi para disa javësh me drejtuesit e Policisë së Shtetit nëpër qarqe, duket se...
Politike
24 Janar 2023, 19:43
k.m.
Gazment Bardhi
TIRANË- Pas lajmit për arrestimin e ish-zyrtarit të lartë të FBI-së në SHBA, Gazment Bardhi njofton se i ...
Politike
24 Janar 2023, 19:28
F.M
Dorian Duçka
TIRANË- ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’ janë dy njerëzit që kanë luajtur rolin kryesor n&e...
Politike
24 Janar 2023, 19:24
k.m.
Edi Rama dhe Genc Sejko
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar dosjen e arrestimit të ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonial duke...
Politike
24 Janar 2023, 18:50
F.M
FBI paraphernalia
TIRANË- Dosja e zbardhur pas arrestimit të ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal ka zbuluar dhe një dhurat&eu...