Politike

VIDEO- Rama u dorëzon statusin e posaçem fëmijëve të dy policëve të rënë në krye të detyrës

Rama thotë se ky status është mishërim i vullnetit për t’iu bërë krah të gjithë fëmijëve të të rënëve ne detyre.

24 Janar 2023, 13:51 Nga A.B
VIDEO- Rama u dorëzon statusin e posaçem fëmijëve të
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama u ka dorëzuar ditën e sotme fëmijëve të dy policëve të rënë në krye të detyrës, Shkëlzen Dobrushit dhe Roland Likajt, Statusin e posaçëm “Fëmijë në Përkujdesje të Republikës”. Rama thotë se ky status është mishërim i vullnetit për t’iu bërë krah të gjithë fëmijëve të të rënëve deri në daljen e tyre nga shkolla apo universiteti, me një pension mujor deri në 150% të pagës së prindit.

'Me bijtë e dy policëve të rënë në krye të detyrës, Shkëlzen Dobrushit dhe Roland Likajt, në dorëzimin e Statusit të posaçëm “Fëmijë në Përkujdesje të Republikës”. Ky status është mishërim i vullnetit tonë për t’iu bërë krah të gjithë fëmijëve të të rënëve deri në daljen e tyre nga shkolla apo universiteti, me një pension mujor deri në 150% të pagës së prindit, pjesë e një pakete të plotë mbështetje nga shteti për ta e për nënat e tyre'- shkruan Rama në Facebook. 

edi rama

Sondazh

Poll