Politike

Vendimi i Kushtetueses për Xhaçkën, Shehaj: I padrejtë, është e qartë si drita e diellit se ministrja u pasurua

Shehaj tha se vendim është i padrejtë dhe shkon kundër interesit publik.

24 Janar 2023, 12:32 Nga A.B
Vendimi i Kushtetueses për Xhaçkën, Shehaj: I padrejtë,
Agron Shehaj

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj komentoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ministren Olta Xhaçka. Shehaj tha se vendim është i padrejtë dhe shkon kundër interesit publik dhe është marrë nën presionin e Qeverisë.

POSTIMI:

Gjykata Kushtetuese shtyu gjykimin mbi papajtueshmërinë dhe vendosi të zgjasë mandatin e deputetes Xhaçka.
Ky vendim është i padrejtë, shkon kundër interesit publik dhe është marrë nën presionin e Qeverisë.
Është e qartë si drita e diellit se Xhaçka në shkelje të Kushtetutës ka përdor pushtetin për të pasuruar veten, bashkëshortin dhe kunatën. Shqiptarët shpresonin të shihnin se kishte mbaruar koha e shtyrjeve dhe shmangieve kur duhet të gjykohet fati i qeveritarëve. Për çdo gjykatës, askush nuk duhet të jetë i paprekshëm, dhe vetëm atëherë në Shqipëri do të kthehet shpresa dhe besimi se asnjë nuk është mbi ligjin.

Kuvendi i Shqipërisë do të duhet të shprehet me patjetër për çështjen e mandatit të deputetes Olta Xhaçka. Kjo pasi, Gjykata Kushtetuese, me vendimin e nxjerrë sot, pas shqyrtimit të dy padive të ngritura nga Partia Demokratike, e detyron Kuvendin që të shprehet mbi këtë çështje. Kushtetuesja ka vendosur pranimin e dy kërkesave të ngritura nga deputetët e Partisë Demokratike, të ndarë në dy grupe duke shfuqizuar raportin e Këshillit të Rregullores. Kuvendi do të duhet të bëjë një raport të ri në lidhje me kërkesat e depozituata nga PD dhe më pas, vendimi i Kuvendit mund të kalojë në Kushtetuese.

agron shehaj mandati i olta xhackes

Sondazh

Poll