Politike

Meta: Ne duam ndryshimin me 14 maj me çdo çmim! Rama që vë dorë mbi zgjedhjet ta përcaktojë 'çmimin'

Meta tha se opozita do ndryshimin me çdo çmim më 14 maj.

24 Janar 2023, 12:37 Nga A.B
Meta: Ne duam ndryshimin me 14 maj me çdo çmim! Rama që
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është i qartë në qëndrimin për zgjedhjet e 14 majit. Meta tha sot para gazetarëve se opozita do ndryshimin me çdo çmim më 14 maj dhe sipas tij ‘çmimin’ do ta vendosë Rama ‘që vë dorë mbi zgjedhjet’.

“Do ta shikojnë te kutitë e votimet nëse dikush vendos të vërë dorë. Më 25 prill diheshin marrëveshjet dhe pazaret dhe kutitë ishin mbyllur. Ishte marrëveshje e përbashkët e të dyve për rezultatin që duhet të dilte. Ne do të luftojmë deri në fund për fitoren e opozitës, për një proces të ndershëm dhe të rregullt. I vetmi i interesuar për prishjen e procesit që po punon për prishjen e tij është Edi Rama dhe marionetat e tij. Ne jemi shumë të qartë në rrugën tonë, ndryshim me çdo çmim. Çmimin le ta caktojë vetë ai që dëshiron të vërë dorë mbi procesin zgjedhor për herë të tretë apo të katërt”, tha Meta.

ilir meta

Sondazh

Poll