24 Janar 2023, 11:32
Nga A.B
Erion Brace
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, në komisionin e ekonomisë ku po diskutohet për disa ndryshime në buxhetin e vitit 2022, u shpreh se njësitë zbatuese nuk kanë bërë si duhet detyrën. Ai tha se të shpenzosh 146 miliardë lekë, “vetëm në një muaj vetëm disiplinë fiskale nuk është”. Braçe tha se në këtë pikë, “po të doni e kthej dhe personale”.
'Për shpirt nuk e votoj pasi kam deklaruar në shtator se nuk do të arrijnë dot që të realizojnë dot shpenzimet. Ua thashë edhe në dhjetor, edhe 6 ditë para se të mbyllej viti Çfarë kanë bërë njësitë zbatuese të buxhetit deri në 30 nëntor? Të shpenzosh 146 miliardë lekë vetëm në një muaj vetëm disiplinë fiskale nuk është. Këtu po të doni e kthej dhe personale. Në dy aktet e fundit normative kam kërkuar vetëm 1 miliardë lekë. Sot deficitin nuk do ta realizojmë në datë 26 për 13 miliardë lekë. U kam kërkuar 1/12 e kësaj që nuk u realizua. Nuk ua kërkova për vete dhe as për kolegët e mi. Ua kërkova për të përmbushur mbështetjen buxhetore për bujqit.
Sot që flasim 1/3 e tyre nuk e morën naftën falas. Ata kanë mbjellë grurë me naftë 2400 lekë. Të paguhen të gjithë punonjësit e shtetit dhe vetëm ata që prodhojnë ushqim për këtë vend, të mos marrin as atë që u kishim premtuar në fillim të vitit?
Për shpirt nuk e votoj. Iu thashë që në shtator që nuk i realizoni dot shpenzimet, ua thashë edhe në dhjetor, edhe 6 ditë para se të mbyllej viti.
Pikërisht se nuk do të ndodhte kjo, u bë ky akt. Po për çfarë duhet më deputeti, kur nuk e dëgjon askush? Kemi edhe problemin në programim, kemi edhe problemin e madh të moszbatimit të buxhetit”, tha Braçe.
erion brace
Politike
24 Janar 2023, 10:08
f.g
Charles McGonigal
TIRANE- Lajmi kryesor në mediat amerikane është arrestimi dhe më pas lirimi i ish-zyrtarit të FBI, Charles McGon...
Politike
24 Janar 2023, 09:54
Erion Brace
TIRANË- Komisioni i Ekonomisë nisi me debate. Deputetët kërkuan prezencën e ministres ndërsa të tjera rihap&...
Politike
24 Janar 2023, 09:44
A.B
Erion Brace
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe kërkoi të dinte se përse fermerët nuk janë pë...
Politike
24 Janar 2023, 09:41
A.B
Edmond Spaho
TIRANË- Deputeti i PD-së, Edmond Spaho në nisje të fjalës së tij gjatë Komisionit të Ekonomisë p&...
Politike
24 Janar 2023, 09:37
A.B
Edi Rama dhe Charles McGonigal
SHBA- Arrestimi i djeshëm ish-zyrtarit të lartë të FBI, Charles McGonigal, për shkak të bashk&...
Politike
24 Janar 2023, 09:30
A.B
Tabaku
TIRANË- Deputetët në Komisionin e Ekonomisë u ankuan për mosprezencën e ministres së Ekonomisë Delina Ibrahi...
Politike
24 Janar 2023, 09:18
A.B
Enkelejd Alibeaj
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka reaguar lidhur me arrestimin e zyrtarin e lartë t&eum...
Politike
24 Janar 2023, 08:12
A.B
David J. Kostelancik
TIRANË- Yuri Kim do të zëvendësohet në postin e ambasadores së SHBA-së në Shqipëri nga di...
Politike
24 Janar 2023, 07:24
A.B
David J. Kostelancik
SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden njoftoi të hënën se do të emërojë diplomatin e karrierës David...
Politike
23 Janar 2023, 23:48
F.M
Tiranë
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka publikuar video nga rrugët e përmb...