Politike

Mandati i Xhaçkës, a mendoni se duhet të ikte? Meta: Duhet të ishte larguar vetë

Ilir Meta tha se Xhaçka duhet që të ishte larguar vetë nga posti i saj, e jo të priste ende vendimin e Kushtetueses. 

24 Janar 2023, 12:08 Nga k.m.
Mandati i Xhaçkës, a mendoni se duhet të ikte? Meta: Duhet
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar çështjen e ministres së Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka që do të rikthehet në Gjykatë Kushtetuese. Në fjalën e tij, në një konferencë për mediat, Meta tha se Xhaçka duhet që të ishte larguar vetë nga posti i saj, e jo të priste ende vendimin e Kushtetueses. 

"Mendoj se do të kishte qenë më mirë që të kishte dhënë vetë dorëheqjen,"-tha Berisha.

Kuvendi i Shqipërisë do të duhet të shprehet me patjetër për çështjen e mandatit të deputetes Olta Xhaçka. Kjo pasi, Gjykata Kushtetuese, me vendimin e nxjerrë sot, pas shqyrtimit të dy padive të ngritura nga Partia Demokratike, e detyron Kuvendin që të shprehet mbi këtë çështje. Kushtetuesja ka vendosur pranimin e dy kërkesave të ngritura nga deputetët e Partisë Demokratike, të ndarë në dy grupe duke shfuqizuar raportin e Këshillit të Rregullores. Kuvendi do të duhet të bëjë një raport të ri në lidhje me kërkesat e depozituata nga PD dhe më pas, vendimi i Kuvendit mund të kalojë në Kushtetuese.

ilir meta olta xhacka

Sondazh

Poll