Politike

Audio-përgjimi për 21 janarin, Meta: Shashkë e nivelit ordiner për të shmangur vëmendjen

Ilir Meta tha se nxjerrja e përgjimeve të reja tregon edhe nivelin e drejtësisë, që sipas tij është nën urdhërat e kryeministrit Edi Rama. 

24 Janar 2023, 12:38 Nga k.m.
Audio-përgjimi për 21 janarin, Meta: Shashkë e nivelit ordiner
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar ditën e sotme audio përgjimin e ri të nxjerrë për 21 janarin. Në fjalën e tij para mediave, Ilir Meta tha se nxjerrja e përgjimeve të reja tregon edhe nivelin e drejtësisë, që sipas tij është nën urdhërat e kryeministrit Edi Rama. 

"Kjo është një shashkë e nivelit më ordiner për të shmangur vëmendjen nga afera inceneratorëve dhe skandale të tjera. Këto janë histori që nuk i fshehin dot skandalet e Ramës. Tregojnë ca niveli është drejtësia, që hap e mbyll çështje me urdhër të Edi Ramës. Mashtrimet e Edi Ramës nuk i sheh drejtësia e pavarur, ata të hetojnë edhe para 12 vjetësh edhe para 3 mijë vjetësh, por shqiptarët nuk janë budallenj e shohin sesi po vidhen nga Rama dhe mezi po presin 14 majin për ta ndëshkuar këtë regjim,"- tha Meta.

ilir meta ilir meta 24 janar 2023

Sondazh

Poll