Politike

Pakoja e Madhe, Erion Braçe: Dua të di pse nuk u dha asnjë ndihmë për bujqësinë

Braçe kërkoi që në Komisionin e Ekonomisë të ishte e pranishme edhe ministrja, Ibrahimaj.

24 Janar 2023, 09:44 Nga A.B
Pakoja e Madhe, Erion Braçe: Dua të di pse nuk u dha asnjë
Erion Brace

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe kërkoi të dinte se përse fermerët nuk janë përfshirë në pakon e madhe. Ai kërkoi që në Komisionin e Ekonomisë të ishte e pranishme edhe ministrja, Ibrahimaj.

'Ministrja duhet të ishte patjetër e pranishme në Komision. Unë dua të di pse nuk u dha asnjë ndihmë për bujqësinë. S’ka njëri këtu të ketë problem me paketën e madhe përkundrejt shtresave në nevojë. E di kush është meraku im, që para 20 ditëve kemi miratuar këtë aktin tjetër. Ky akti tjetër, 4 ditë para sesa të mbyllej viti. Edhe unë dhe kolegë të tjerë kemi ngritur shqetësimin për ekzekutimin e buxhetit dhe realizimit si dhe parashikimit të tij.'- tha Braçe.

Sot në komisionin e Ekonomisë po shqyrtohet akti normativ për disa ndryshime në ligjin për buxhetin e vitit 2022, në kuadër të Pakos së Madhe, e cila u miratua nga qeveria, për t’i qëndruar pranë të gjitha kategorive të shoqërisë dhe për të zbutur efektet e rritjes së çmimeve dhe inflacionit të lartë për shkak edhe të luftës në Ukrainë.

komisioni i ekonomise 24 janar 2023 erion brace

Sondazh

Poll