Aktualitet

I akuzuar për korrupsion, GJKKO kthen aktet në ngarkim të vëllait të Bujar Nishanit

Në janar 2020, mjeku Kostandin Balloma ka kallëzuar në SPAK 3 inspektorët. Sipas mjekut, Hicka, Tafa dhe Nishani ishin inspektor të Ministrisë së Mjedisit, dhe i kishin kërkuar klinikës ku punonin Balloma dhe Boçi, 30. 000 lekë.

23 Janar 2023, 12:14 Nga A.B
I akuzuar për korrupsion, GJKKO kthen aktet në ngarkim të
GJKKO

TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka kthyer për të dytën herë aktet në ngarkim të Ilir Nishanit, vëllait të ish-presidenti Bujar Nishani. Aktet në ngarkim janë kthyer edhe për Genci Hickn dhe Gerson Tafës, të cilët akuzohen së bashku me Nishanin për korrupsion.

Prokuroria kërkoi pushimin e çështjes për mjekët Kostandin Balloma dhe Besim Boçit, të një klinike private, ndërkohë që GJKKO, ka kërkuar të merren të pandehur edhe këta dy të fundit.

Në janar 2020, mjeku Kostandin Balloma ka kallëzuar në SPAK 3 inspektorët. Sipas mjekut, Hicka, Tafa dhe Nishani ishin inspektor të Ministrisë së Mjedisit, dhe i kishin kërkuar klinikës ku punonin Balloma dhe Boçi, 30. 000 lekë. Këta të fundit janë personat të cilët dhanë paratë por edhe bënë kallëzimin për 3 inspektorët. Gjykata kërkon që edhe mjekët të merren të pandehur, pasi edhe ata e kanë konsumuar veprën penale të “Korrupsionit Aktiv”.

gjkko ilir nishani kostandin balloma

Sondazh

Poll