Aktualitet

Moti i keq shkakton 'paralizë' në Dibër, spitali i Bulqizës disa orë pa energji elektrike

Lura prej 3 ditësh rezulton e bllokuar dhe nuk komunikon me bashkinë e Dibrës, por nga Rrësheni, për shkak se dëbora ka arritur deri në 50 cm.

23 Janar 2023, 11:40 Nga A.B
Moti i keq shkakton 'paralizë' në Dibër, spitali i
Debore

DIBËR- Moti i keq ka lënë për disa orë spitalin e Bulqizës dhe lagjen e vjetër pa energji elektrike. Për pasojë, janë paralizuar dhe disa akse në qarkun e Dibrës.

Më problematike situata është në njësitë e thella të Dibrës si në Lurë, Ostren dhe në Kalanë e Dodës. Lura prej 3 ditësh rezulton e bllokuar dhe nuk komunikon me bashkinë e Dibrës, por nga Rrësheni, për shkak se dëbora ka arritur deri në 50 cm.

Ditën e sotme makinat kanë mbetur të bllokuara për shkak të rrëshqitjeve të dheut. Dy borëpastruese janë në terren dhe po punojnë për hapjen e rrugës.

Sipas meterologes Ladja Porja, dita e sotme është e fundit me reshje shiu. Pritet që nga dita e nesërme, qytetarët t'i gëzohen ditëve me diell. Në zonat malore temperaturat do të ulen deri në -4 dhe -5 gradë celsius ndërsa ngricat do të jenë prezente.

permbytet shqiperia 2023 diber

Sondazh

Poll