Aktualitet

20 mijë euro ryshfet dhe 34 mln lekë në banesë, ish-gjyqtari Shkëlqim Miri lirohet nga burgu për 15 ditë

27 Shkurt 2019, 12:59 Nga DOSJA
20 mijë euro ryshfet dhe 34 mln lekë në banesë, ish-gjyqtari

TIRANË- Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka ulur dënimin për ish-gjyqtarin Shkëlqim Miri. Gjykata vendosi që të nga 2.8 vite burgu, për Mirin të lejë vetëm 2 vite, duke sjellë lirimin e tij për një afat 15 ditor.

Shkëlqim Miri u arrestua në nëntor të vitit 2017 për korrupsion. Ai përfitoi nga Kujtim Miri rreth 20 mijë euro ryshfet për të liruar nga burgu të dënuar Kujtim Doda.

Kur u bë arrestimi Mirit iu gjetën në banesë rreth 34 milionë lekë të reja, para për të cilat gjyqtari tha se i kishte marrë për t’u kuruar nga tumori.

Po ashtu, kjo ishte njëra nga arsyet pse Miri kërkoi disa herë lirinë gjatë procesit gjyqësor, por Gjykata e refuzoi.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet korrupsion i gjyqtareve lirohet shkelqim miri shkelqim miri korrupsion i gjyqtareve lirohet shkelqim miri shkelqim miri

Sondazh

Poll