Aktualitet

Protesta e opozitës, Aulon Kalaja: Policia terrorizoi në shtëpitë e tyre në 4 të mëngjesit 3 aktivistë (EMRAT)

27 Shkurt 2019, 12:55 Nga DOSJA
Protesta e opozitës, Aulon Kalaja: Policia terrorizoi në

Tiranë/Pas protestës së djeshme të opozitës aktivisti Aulon Kalaja tregoi në studion e “Fax News” se në shtëpitë e tre aktivistëve mbrëmë ka shkuar policia dhe iu ka bërë terror. Kalaja tregoi më tej se protestuesit ditën e djeshme nuk donin të hynin në Kuvend. 

“Natën e mbrëmshme iu kanë shkuar me 15 policë qytetarëve nëpër shtëpi, kanë ushtruar terror, po citoj deklaratën e policisë së Edi Ramës: Ju që dilni në protestë dhe doni të rrëzoni Edi Ramën, e keni vendin në burg.

Mbrëmë është shkuar në shtëpinë e aktivistit Darvin Zalla, ku gjeti vetëm gjyshen e nuses së tij. Po ashtu kanë shkuar në shtëpinë e Oleg Hankut, në orën 4 të mëngjesit, kanë qenë policë të veshur me maska, këto janë sjellje të paligjshme. Preng Lala është marrë nga shtëpia e tij në Mamurras, këto tre raste di unë, imagjinoni se çfarë ndodh me qytetarët e tjerë. Kordoni u ça nga vetë policët, nuk ka pasur tentative për të hyrë në Kuvendin e Shqipërisë”, u shpreh aktivisti për “Fax News”.

Në protestën e djeshme nuk munguan gurët, gazi losjellës dhe tensionet. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al

 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aulon kalaja protesta e opozites 26 shkurt tre aktivistës policia terror aulon kalaja protesta e opozites 26 shkurt tre aktivistës policia terror

Sondazh

Poll