Aktualitet

Çështja CEZ/ Shkëlzen Berisha: Shpifësi Balla s’ishte sot, s’do që të japë llogari për udhëtimet me Begon

27 Shkurt 2019, 13:18 Nga DOSJA
Çështja CEZ/ Shkëlzen Berisha: Shpifësi Balla

Ditën e sotme është zhvilluar seanca e rradhës në Gjykatën e Tiranës për padinë për shpifje të Shkëlzen Berishës ndaj Taulant Ballës. Berisha e akuzon Taulant Ballën se ka shpifur ndaj tij në akuzat e thëna për çështjen CEZ. 

Në seancën e sotme mungonte Taulant Balla dhe për këtë Shkëlzen Berisha është shprehur se kreu i Grupit Parlamentar të PS-së  ka pasur frikë që të përballet me akuzat për lidhjen me biznesmenin Bego.

Sipas djalit të ish-kryeministrit Berisha, biznesmeni Bego ka përfituar 6 milionë euro nga pasuritë e shqiptarëve, falë njohjes me Ballën.

“Zoti Balla ka shpifur kur ka deklaruar që unë nuk kam paguar tatime. Shpifësi nuk është sot në Gjykatë, nuk ka dashur që të japë llogari për udhëtimet me Edmond Begon.

Nuk ka dashur që të shpjegojë zotëria ka fituar 6 milionë euro para nga taksat e shqiptarëve pasi u kthye nga udhëtimet me Ballën. Pas përfundimit të procesit penal patjetër që do të shoqërohet dhe me padi civile”, u shpreh Berisha pas përfundimit të seancës.

Shkëlzen Berisha kërkon dënimin e Ballës pas akuzave të bëra në komisionin hetimor për privatizimin e CEZ, në adresë të tij. Berisha shprehet se ka dorëzuar prova që vërtetojnë  të kundërtën e akuzave të Ballës dhe i kërkon gjykatës ta dënojë për shpifje këtë të fundit.

Balla e akuzon Berishën që ka qenë pjesë e aferrës CEZ  pasi Nuel (Nue) Kalaj sipas tij ka marrë nga CEZ, transferta bankare mbi 7 milionë euro. Sipas Ballës, Kalaj është mik i Berishës.(lexo këtu)

J.V/Dosja.al 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet biznesmeni edmond bego çështja cez shkëlzen berisha taulant balla biznesmeni edmond bego çështja cez shkëlzen berisha taulant balla

Sondazh

Poll