22 Janar 2023, 16:42
Nga F.M
Majlinda Sula
TIRANË- Majlinda Sula, motra e Saimir Sulës, të cilit i hoqën zemrën në një spital në Barcelonë dhe e sollën në Shqipëri ka krahasuar historinë e saj me atë të përplasjes së Mihal Kokëdhimës më turistët spanjollë. Teksa proteston për drejtësi për të vëllanë, Majlinda thotë se në atë rast, kryeministri Edi Rama bëri drejtësi, burgosi Kokëdhimën dhe i shembi restorantin, ndërsa për vëllanë e saj, po hesht. Ajo shton se është e bindur që të vëllanë ia kanë vrarë në spitalin e Barcelonës.
Pjesë nga prononcimi i saj:
Zoti kryeministër, ky është një artikull në gazetën më të madhe spanjolle. Është El Mundo, në gusht ka shkruar për Mihal Kokëdhimën. Kokëdhima trembi y turistë spanjollë dhe shteti u ngrit në këmbë, u ngrit dhe kërkoi drejtësi. Ju nuk vonuat as tre ditë dhe bëtë çfarë ju kërkuan, Ju Mihalin e burgosët, i shembët restorantin dhe e mbyllët për tre vite në burg. Saimiri erdhi pa zemër zoti Rama, i shkulën zemrën dhe ju heshtni. Ju heshtni dhe kjo gjë më lë të kuptoj shumë gjëra.
Asnjë zyrtar shqiptar nuk ka shkuar në Spanjë ku i riu Sula humbi jetën në mënyrë misterioze në një spital të Barcelonës ku shkoi për një temperaturë të lehtë. Madje askush nuk e ngriti zërin kur trupi i të ndjerit mbërriti në Shqipëri me zemër të shkulur. Autoritetet spanjolle dhe ato shqiptare nuk kanë dhënë asnjë konkluzion të ngjarjes makabre. Në 8 Maj 2020 Saimiri shkoi në spital për një test Covidi, pasi ishte me temperaturë. Testi rezultoi negativ. Majlinda, motra e tij, priste që Saimiri të dilte nga spitali, por pas një telefonate me të, nuk e pa më të gjallë vëllain. Spitali konfirmoi vdekjen e 31-vjeçarit rreth mesditës së 9 Majit 2020. Fillimisht nga spitali u tha, që Saimir Sula është axhituar dhe gjatë momentit të neutralizimit nga rojet e spitalit, i ka pushuar zemra. Por e motra thotë se Saimiri kishte shenja dhune në trup. Instituti i Mjekësisë Ligjore në Barcelonë nuk ka një konkluzion të saktë për shkaqet e vdekjes. Në telefonatën e fundit, e motra thotë se Saimiri i ka thënë: Majlinda po më vrasin!
majlinda sula saimir sula
Aktualitet
22 Janar 2023, 16:26
F.M
Majlinda Sula
TIRANË- Majlinda Sula, dhjetëra familjarë e qytetarë kanë dalë sot në protestë për të k&eum...
Aktualitet
22 Janar 2023, 16:22
a.l
Monza kokaine
ITALI- Një 50- vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane ditën e sotme. Mediat vendase raportojnë ...
Aktualitet
22 Janar 2023, 16:13
F.M
Gjermani
GJERMANI- Mediat gjermane kanë zbardhur detaje nga krimi i rëndë i ndodhur në Gjermani, mesditën e të shtunës. ...
Aktualitet
22 Janar 2023, 16:01
F.M
Gjermani
GJERMANI- Një shqiptar, 47-vjeç ka qëlluar për vdekje ish-gruan e tij. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur ...
Aktualitet
22 Janar 2023, 15:35
F.M
Evis Kushi
TIRANË- Situata nga moti i keq në vend do të vijojë të lërë qindra nxënës pa proces mësimor. N...
Aktualitet
22 Janar 2023, 15:24
a.l
Nevis Ibrahimi
KORÇË- Detaje të reja janë zbardhur nga arrestimi i efektivit që tentoi të fuste drogë në bur...
Aktualitet
22 Janar 2023, 15:15
a.l
Nevis Ibrahimi
KORÇË- Personi që shihni në foto është Nevis Ibrahimi, polici që tentoi të fuste drogë n...
Aktualitet
22 Janar 2023, 14:33
A.B
Fatmir Mediu
TIRANË-Familja Durda, e cila humbi Edison 7-vjeçar nga shpërthimi në Gërdec, i kërkon SPAK-ut të...
Aktualitet
22 Janar 2023, 14:20
A.B
Burgu
KORÇË- Ndalohet një punonjës policie në tentativë për të futur lëndë narkotike në burgun e D...
Aktualitet
22 Janar 2023, 14:14
A.B
BRITANI E MADHE- Paraditen e sotme, në brigjet angleze mbërritën 8 gomone me 300 emigrantë. Sipas GB News, ‘taksitë’ e La...