Aktualitet

Situata nga moti i keq në vend, Kushi: Në 13 shkolla s'do zhvillohet mësim të hënën

Shkak, sipas Kushit janë reshjet e dëborës që kanë bllokuar rrugët. 

22 Janar 2023, 15:35 Nga F.M
Situata nga moti i keq në vend, Kushi: Në 13 shkolla s'do
Evis Kushi

TIRANË- Situata nga moti i keq në vend do të vijojë të lërë qindra nxënës pa proces mësimor. Në një postim në rrjetet sociale, ministrja e arsimit Evis Kushi bën me dije se në 13 shkolla të qarkut të Shkoidrës, nuk do të zhvillohet mësimi as nesër, që është e hënë. Shkak, sipas Kushit janë reshjet e dëborës që kanë bllokuar rrugët. 

Postimi: 

Të dashur nxënës, prindër dhe mësues,
Strukturat tona arsimore, së bashku me bashkitë, kanë qenë në terren gjatë gjithë fundjavës për të marrë të gjitha masat e nevojshme për një fillim sa më të mbarë të procesit mësimor ditën e hënë.
Fatmirësisht, pjesa më e madhe e shkollave ku u ndërpre mësimi javën e kaluar janë kthyer në normalitet, përveç 13 shkollave në disa njësi administrative të Shkodrës (Pult, Shosh dhe Shalë), ku për shkak të situatës së rënduar nga reshjet e dëborës, procesi nuk mund të fillojë ditën e hënë.
1. Shkolla e Mesme e Bashkuar "Mehmet Shpendi", Shalë,
2. Shkolla 9-vjeçare "Giman", Shalë,
3. Shkolla 9-vjeçare "Theth" Shalë,
4. Shkolla 9-vjeçare “Don Prek Ndrevashaj”, Shosh,
5. Shkolla 9-vjeçare “Palaj”, Shosh,
6. Shkolla Fillore “Nicaj”, Shosh,
7. Shkolla 9-vjeçare “Kir”, Pult,
8. Shkolla Fillore “Kasnec”, Pult,
9. Shkolla Fillore “Pog”, Pult,
10. Shkolla 9-vjeçare “Bruçaj”, Pult,
11. Shkolla 9-vjeçare “Plan”, Pult,
12. Shkolla Fillore “Maja Thanës”, Pult,
13. Shkolla 9-vjeçare “Xhan”, Pult.
Mbetemi të angazhuar maksimalisht me strukturat tona arsimore, duke besuar fort edhe në bashkëpunimin sa më të ngushtë me njësitë administrative përkatëse të Bashkisë Shkodër, që të punojmë së bashku për rikthimin sa më shpejt në normalitet edhe në këto shkolla.
Faleminderit për mirëkuptimin!

Shqipëria vijon të jetë ende nën sundimin e motit të keq. Rruga e Arbrit është e bllokuar për shkak të reshjeve të shumta të dëborës. Në Korçë, niveli i dëborës arrin në 2 metra. Në 13 shkolla në qarkun e Shkodrës vazhdon të mos zhvillohet procesi i mësimit. Në Shkodër janë dëmtuar 4 ura, përktësisht ura në fshatin Bardhaj, ura e Gjinajve në njësinë administrative Vig-Mnele të bashkisë Vau-Dejës, ura që lidh fshatin Kolsh dhe lagjen Malësia në bashkinë Lezhë dhe ura në vendin e quajtur Kodër Mulliri po në këtë bashki. 530 hektarë tokë janë të përmbytura. Për sa i përket furnizimit me energji, ka problematika vetëm në disa zona rurale të qarqeve Elbasan, Berat, Kukës dhe Shkodër, bën me dije ministria.

evis kushi permbytet shqiperia 2023

Sondazh

Poll