Aktualitet

Tentoi të fuste drogë brenda burgut të Drenovës, kontrolli nxjerr zbuluar policin në Korçë, kolegët e ndalojnë (EMRI)

Nuk dihet ende sasia e drogës pasi pritet të peshohet

22 Janar 2023, 14:20 Nga A.B
Tentoi të fuste drogë brenda burgut të Drenovës, kontrolli
Burgu

KORÇË- Ndalohet një punonjës policie në tentativë për të futur lëndë narkotike në burgun e Drenovës në Korçë. Pak minuta më parë, gjatë kontrollit, punonjësit të policisë Nevis Ibrahimi, i është gjetur një sasi cannabis në trup.

Nuk dihet ende sasia e drogës pasi pritet të peshohet. Punonjësi i policisë u arrestua në kushtet e flagrancës.

nevis ibrahimi

Sondazh

Poll