Aktualitet

FOTO/ Tentoi të fuste drogë në burgun e Drenovës duke e fshehur tek të mbathurat, del fotoja e policit të arrestuar

Ai e kishte fshehur drogën në rrobat e brendshme ndërsa nuk ishte e ndarë në doza.

22 Janar 2023, 15:15 Nga a.l
FOTO/ Tentoi të fuste drogë në burgun e Drenovës duke e
Nevis Ibrahimi

KORÇË- Personi që shihni në foto është Nevis Ibrahimi, polici që tentoi të fuste drogë në burgun e Drenovës. Punonjësit të policisë iu gjet një sasi cannabis në trup gjatë kontrollit. Ai e kishte fshehur drogën në rrobat e brendshme ndërsa nuk ishte e ndarë në doza.

Sot policia bëri të mundur ndalimin e tij dhe më pas kontrollin pas dyshimeve se fshihte diçka në rroba. E më pas u zbulua sasia e drogës. Pritet sektori i antidrogës për të ta peshuar, dhe për të vijuar me veprimet si edhe SHKB e burgjeve.

 

 

nevis ibrahimi

Sondazh

Poll