Aktualitet

Shqiptari vret ish-gruan në Gjermani, i shkoi në vendin e punës dhe e qëlloi për vdekje

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, ka shkuar në gjendje të dehur në vendin ku punonte ish-gruaja e tij dhe e ka qëlluar për vdekje me armë zjarri.

22 Janar 2023, 16:01 Nga F.M
Shqiptari vret ish-gruan në Gjermani, i shkoi në vendin e punës
Gjermani

GJERMANI- Një shqiptar, 47-vjeç ka qëlluar për vdekje ish-gruan e tij. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur të shtunën në Markdorf të Gjermanisë. Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, ka shkuar në gjendje të dehur në vendin ku punonte ish-gruaja e tij dhe e ka qëlluar për vdekje me armë zjarri.

Pas ngjarjes, 47-vjeçari fillimisht është arratisur, por efektivët e kanë lokalizuar dhe prangosur. Tashmë shqiptari është lënë në burg. Nuk dihet shkaqet që e kanë çuar 47-vjeçarin që të vrasë ish-gruan. Pritet që mediat vendase të zbardhin më tepër detaje në lidhje me ngjarjen. 

 

shqiptari vret gruan ne gjermani

Sondazh

Poll