Aktualitet

'Gërdeci'/ Familja Durda në SPAK, të ndryshohet akuza për Fatmir Mediun

Kërkesa është depozituar të premten në Prokurorinë e Posaçme.

22 Janar 2023, 14:33 Nga A.B
'Gërdeci'/ Familja Durda në SPAK, të ndryshohet akuza
Fatmir Mediu

TIRANË-Familja Durda, e cila humbi Edison 7-vjeçar nga shpërthimi në Gërdec, i kërkon SPAK-ut të ndryshojë kualifikimin e veprës penale për ish Ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu. 'Shqiptarja.com' raporton se ata kërkojnë që nga “shpërdorim detyre” në ‘vrasje në rrethana cilësuese’ ose “vrasje me dashje të tërthortë”.

Kërkesa është depozituar të premten në Prokurorinë e Posaçme, përmes prapësimeve të dorëzuar si pala kallëzuese pasi SPAK i njoftoi për përfundimin e hetimeve. Bashkëshortët Feruzan dhe Zamira Durda, dorëzuan me shkrim pretendimet brenda afatit 10 ditor nga njoftimi i akuzës për ish-ministrin.

Ish-ministri i i Mbrojtjes akuzohet nga SPAK për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal, si dhe për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues, parashikuar në nenet 70/2 e 2 të Kodit Penal Ushtarak dhe neni 25 i Kodit Penal.

fatmir mediu

Sondazh

Poll