22 Janar 2023, 14:14
Nga A.B

BRITANI E MADHE- Paraditen e sotme, në brigjet angleze mbërritën 8 gomone me 300 emigrantë. Sipas GB News, ‘taksitë’ e La Manshit ishin nisur nga Gravelines afër Dunkirk në bregdetit francez. Ky është numri më i madh i emigrantëve, mbërritur me gomone këtë fillim viti.
‘Përmirësimi motit të shtunën i ka dhënë mundësi grupeve kriminale në Francë për të rifilluar trafikun me gomone’, thekson gazetari Mark White.

Gomonia e fundit me 44 emigrantë mbërritur në brigjet angleze ishte më 2 janar pavarësisht detit të trazuar me dallgë. Mbetet e paqartë për momentin nëse tek këta 300 persona mbërritur me gomone këtë të diel ka edhe shqiptarë.
Autoritetet janë të përgatitura për mundësinë që mijëra njerëz mund të tentojnë kalimin në ditët në vijim, pasi moti më i qetë pritet të zgjasë deri të mërkurën.
Gjatë vitit të shkuar por edhe të Enjten e 19 janarit 2023, Ministria e Brendshme angleze ‘Home Office’ tha se mes 26 personave të dëbuar drejt Tiranës kishte edhe nga ata të mbërritur ilegalisht me gomone. Sipas ‘Home Office’, vitin e shkuar me gomone në Angli mbërritën 44,000 persona mes tyre rreth 13.000 shqiptarë.
Burimi: Gbnews
emigrantet ne britani
Aktualitet
22 Janar 2023, 14:01
a.l
William Walker
KOSOVË - Ish-ambasadori i Misionit Verifikues të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (O...
Aktualitet
22 Janar 2023, 13:30
a.l
Korçë
KORÇË- Reshje të dendura bëbore kanë bllokuar sot aksin rrugor Panarit - Shtyllë në Bashkinë Ko...
Aktualitet
22 Janar 2023, 13:46
A.B
Fqinji
TIRANË- Fqinji i Demir Carës ka treguar për mediat se 34-vjeçari është njeri i rregullt e se nuk ka pasur probleme m...
Aktualitet
22 Janar 2023, 13:43
a,b
Në Shqipëri është rritur numri i sipërfaqes së tokës të përmbytur si pasojë e reshjeve të shiut dhe mot...
Aktualitet
22 Janar 2023, 13:17
a.l
Baba Mondi
VLORË- Kryegjyshi Botëror i bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj ka marrë sot titullin “Qytetar Nderi” i qar...
Aktualitet
22 Janar 2023, 13:08
A.B
Mariglen Përgjini
TIRANË-Mariglen Përgjini dhe Eraldo Memaj, në kërkim për vrasje, janë ekstraduar sot nga Greqia d...
Aktualitet
22 Janar 2023, 13:06
A.B
Maturante
TIRANË- Më 1 qershor do të zhvillohet provimi i parë i maturës shtetërore, ndërsa i fundit do të jetë...
Aktualitet
22 Janar 2023, 12:54
A.B
Banesa
TIRANË- Demir Cara, banesa me qira në të cilën jeton, u dëmtua nga shpërthimi me tritol. Lënda plasëse u ven...
Aktualitet
22 Janar 2023, 12:49
a.l
Farmacia
TIRANË- Tregu farmaceutik pritet të ketë mungesa të disa barnave pasi Ministria e Shëndetësisë nuk k...
Aktualitet
22 Janar 2023, 12:47
A.B
Foto ilustruese
VLORË- Përfshihet nga flakët një banesë në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në lagjen '...