Aktualitet

Ishte i dehur, e qëlloi dhe u arratis me taksi! Dalin detaje nga krimi në Gjermani, shqiptari kishte dhe pasaportë serbe

Gruaja ishte 44 vjeçe dhe ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

22 Janar 2023, 16:13 Nga F.M
Ishte i dehur, e qëlloi dhe u arratis me taksi! Dalin detaje nga krimi
Gjermani

GJERMANI- Mediat gjermane kanë zbardhur detaje nga krimi i rëndë i ndodhur në Gjermani, mesditën e të shtunës. Mësohet se shqiptari ishte në gjendje të dehur kur shkoi në vendin ku punonte ish-gruaja e tij dhe e qëlloi për vdekje. Më pas, ai ka marrë një taksi dhe është larguar për tu fshehur. Por, policia e ka lokalizuar dhe e ka vënë në pranga.

Mediat gjermane shkruajnë se shqiptari mbante dhe pasaportë serbe. Gruaja ishte 44 vjeçe dhe ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Deri më tani nuk bëhen me dije detaje të tjera, nëse viktima ishte shqiptare, nëse dyshja kishin fëmijë apo rrethanat që sollën krimin e rëndë.

shqiptari vret gruan ne gjermani

Sondazh

Poll