Aktualitet

Skrapar, bllokohet nga bora aksi rrugor Plirzë-Mali i Tomorrit/ Policia: Po pastrohet, disa automjete kanë mbetur në majë të malit

Policia e Shtetit ka bërë me dije se së bashku me shërbimet zjarrëfikëse janë nisur për t’i ardhur në ndihmë.

21 Janar 2023, 17:11 Nga k.m.
Skrapar, bllokohet nga bora aksi rrugor Plirzë-Mali i Tomorrit/ Policia: Po
Foto ilustruese

SKRAPAR- Reshjet e dëndura të dëborës disa automjete kanë mbetur të bllokuara në Malin e Tomorrit. Policia e Shtetit ka bërë me dije se së bashku me shërbimet zjarrfikëse janë nisur për t’i ardhur në ndihmë. Po ashtu, njoftohet se aksi rrugor Plirzë – Mali i Tomorrit është bërë i pakalueshëm për mjetet dhe po punohet për pastrimin dhe hapjen e rrugës.

NJOFTIMI I POLICISË:

Skrapar/Shërbimet e Policisë, në gatishmëri për t'iu ardhur në ndihmë drejtuesve të automjeteve dhe qytetarëve, në rast nevoje, si pasojë e motit të keq. Shërbimet e Komisariatit Skrapar dhe shërbimet zjarrfikëses u vijnë në ndihmë disa automjeteve të cilat si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës kanë ngelur në Malin e Tomorrit.

Pas njoftimit se disa automjete si pasojë e reshjeve të dëborës kanë ngelur në Malin e Tomorrit, Policia dhe shërbimet zjarrfikëses janë nisur drejt zonës malore për t'iu ardhur në ndihmë. Gjithashtu iu bëjmë me dije se aksi rrugor Plirzë-Mali i Tomorrit është bërë i pakalueshëm për mjetet dhe subjekti kontraktor po punon për pastrimin dhe hapjen e rrugës për qarkullimin e automjeteve. Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112 ose dërgoni njoftim në Komisariatin Dixhital.

moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Janar 2023, 16:49 k.m.

Plagosje me thikë në Durrës

Foto ilustruese DURRËS- Një plagosje me thikë ka ndodhur pasditen e sotme në Durrës, pranë stacionit të trenit. Ngjarja ...