Aktualitet

VIDEO/ Dëbora paralizon Dibrën, 50 automjete bllokohen në aksin Klos- Qafë e Murrizit

Si pasojë e reshjeve të dëborës, aksi rrugor Klos-Qafë Murrizë është bërë i pa kalueshëm për mjetet dhe subjekti kontraktor po punon për pastrimin dhe hapjen e rrugës për qarkullimin e automjeteve.

21 Janar 2023, 16:34 Nga a.l
VIDEO/ Dëbora paralizon Dibrën, 50 automjete bllokohen në aksin
Klos-Qafë Murrizë

DIBËR- Reshje të dendura bore kanë vijuar pasditen e sotme në Dibër duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve. Si pasojë e reshjeve të dëborës aksi rrugor Klos-Qafë Murrizë është bërë i pakalueshëm dhe po punohet nga kontraktorët për pastrimin e tyre. Sakaq, qarkullimi i 50 mjeteve në këtë aks është ndaluar deri në hapjen e rrugës. 


Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që lëvizin në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas të të ndjekin aksin e vjetër Klos-Burrel-Ulëz e anasjelltas dhe të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor./ Dosja.al

permbytet shqiperia 2023

Sondazh

Poll