Aktualitet

ME VIDEO/ Panoramë 'e trishtë' në Kosovë, shtëpi e toka nën ujë, si paraqitet situata në Mitrovicë dhe në Skënderaj

Në Mitrovicë, Istog e Podujevë komisionet do të fillojnë punën nga e hëna për vlerësim të dëmeve të shkaktuara nga vërshimet.

21 Janar 2023, 16:56 Nga a.l
ME VIDEO/ Panoramë 'e trishtë' në Kosovë,
Moti në Kosovë

KOSOVË- Qindra shtëpi e mijëra hektarë tokë të përmbytura, këto janë pamjet që vijnë nga Kosova, e cila prej më shumë se 5 ditësh është përfshirë nga reshje të dendura shiu, duke shkaktuar dëme kolosale dhe duke paralizuar qindra famije. Më problematike paraqitet situata në komunat, Mitrovicë dhe Skënderaj. Në Mitrovicë, Istog e Podujevë komisionet do të fillojnë punën nga e hëna për vlerësim të dëmeve të shkaktuara nga vërshimet.

Mediat kosovare raportojnë se, ndërkohë që Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se që nga e premtja është duke u punuar që të largohet uji nga shtëpitë e përmbytura me anë të pompimit. Ekipet emergjente kanë filluar edhe furnizimin me ujë të pijshëm për banorët e zonave të përmbytura. Po ashtu po punohet edhe në lirimin për qarkullim të rrugëve të bllokuara pas rrëshqitjes së dheut. Mijëra hektarë tokë bujqësore, shtëpi e biznese janë vërshuar pas reshjeve mes natës së enjte dhe premte në Mitrovicë, Istog, Klinë e Skënderaj.

moti i keq ne kosove

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Janar 2023, 16:49 k.m.

Plagosje me thikë në Durrës

Foto ilustruese DURRËS- Një plagosje me thikë ka ndodhur pasditen e sotme në Durrës, pranë stacionit të trenit. Ngjarja ...