Aktualitet

Plagosje me thikë në Durrës

I plagosuri ndodhet në urgjencë, ku po merr mjekimin e nevojshëm, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

21 Janar 2023, 16:49 Nga k.m.
Plagosje me thikë në Durrës
Foto ilustruese

DURRËS- Një plagosje me thikë ka ndodhur pasditen e sotme në Durrës, pranë stacionit të trenit. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, e deri më tani është bërë me dije se i plagosuri është rreth 38-vjeçari, i identifikuar si Gazmir Gjuzi. I plagosuri ndodhet në urgjencë, ku po merr mjekimin e nevojshëm, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë që u dyshuari kryesor për plagosjen, 51-vjeçari Ardian Lupi. Deri më tani bëhet me dije se plagosja ka ndodhur pas një sherri të çastit, por nuk dihet shkaku i vërtetë. 

NJOFTIMI I POLICISË

Durrës/Informacion paraprak

Plagosi me mjet prerës(thikë), një 38-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet menjëherë nga shërbimet e Policisë dhe shoqërohet në Komisariatin e Policisë 51-vjecari.

Rreth orës 16;30, në vendin e quajtur "Stacioni i trenit", në lagjen nr. 4 Durrës, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, midis shtetasit G. Gj., 38 vjeç dhe shtetasit A. L., 51 vjeç, është plagosur me mjet prerës (thikë), 38-vjeçari, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme, shtetasin A. L. Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

durres

Sondazh

Poll