Aktualitet

Aksident në aksin Elbasan-Qafë Thanë/ Makina përplaset me furgonin e mallrave, detajet e para

Policia pritet të dalë me një njoftim zyrtar për të zbardhur të plotë rrethanat e ngjarjes.

21 Janar 2023, 15:23 Nga a.l
Aksident në aksin Elbasan-Qafë Thanë/ Makina përplaset me
aksident

ELBASAN- Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Qafë Thanë. Mësohet se një makinë është përplasur me një furgon të transportit të mallrave. Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka persona të lënduar, por janë regjistruar vetëm dëme materiale.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, ndërsa paraprakisht dyshohet të jetë bërë shpejtësia përtej normave të lejuara dhe lagështira në rrugë. Policia pritet të dalë me një njoftim zyrtar për të zbardhur të plotë rrethanat e ngjarjes./ Dosja.al

aksident ne elbasan

Sondazh

Poll