Aktualitet

Moti i keq, bllokohet nga dëbora rruga e Arbrit! Policia: Mjetet të ndjekin aksin e vjetër Klos-Burrel-Ulëz

Shkak i bllokimit janë bërë makinat që lëvizin nga Tirana pasi janë me goma verore.

21 Janar 2023, 16:35 Nga k.m.
Moti i keq, bllokohet nga dëbora rruga e Arbrit! Policia: Mjetet të
Pamje nga rruga e Arbrit

DIBËR- Policia ka devijuar trafikun nga rruga e vjetër në aksin Tiranë- Milot- Burrel, për shkak të dëborës. Për shkak të trafikut të krijuar, janë vendosur dy postoblloqe policie një në Tufinë dhe një në Klos që devijojnë trafikun. Shkak i bllokimit janë bërë makinat që lëvizin nga Tirana pasi janë me goma verore. Tani kalimi do të bëhet në aksin e vjetër Klos-Burrel-Ulëz e anasjelltas dhe të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor.

NJOFTIMI I PLOTË

Qarku Dibër/ Njoftim

Si pasojë e reshjeve të dëborës, aksi rrugor Klos-Qafë Murrizë është bërë i pa kalueshëm për mjetet dhe subjekti kontraktor po punon për pastrimin dhe hapjen e rrugës për qarkullimin e automjeteve. Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që lëvizin në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas të të ndjekin aksin e vjetër Klos-Burrel-Ulëz e anasjelltas dhe të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor.

Patrullat e Policisë Rrugore të DVP Dibër dhe Patrullat e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë kanë koordinuar veprimet në të dyja anët e bypass-it në Qafë Murrizë, duke marrë masa për të mos lejuar lëvizjen e automjeteve deri në pastrimin e rrugës. Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112 ose dërgoni njoftim në Komisariatin Dixhital.

moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll