Aktualitet

'Nuk vjen askush për të parë çfarë ka ndodhur'/ Banori i Lezhës pas përmbytjeve: Dëmi është i pallogaritur, 5 dynym ullinj në ujë

Banorët e Lezhës shprehen se dëmi që është shkaktuar është i pallogaritur, ndërsa theksojnë se askush nuk pyet se çfarë ndodh pas kësaj situate e cila përsëritet çdo vit. 

21 Janar 2023, 15:10 Nga a.l
'Nuk vjen askush për të parë çfarë ka
Banorët e Lezhës

LEZHË- Prej 5 ditësh qarku i Lezhës është përfshirë nga moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje dhe qindra hektarëve tokë. Banorët e Lezhës shprehen se dëmi që është shkaktuar është i pallogaritur, ndërsa theksojnë se askush nuk pyet se çfarë ndodh pas kësaj situate e cila përsëritet çdo vit. 

Nuk vjen kush për të na parë se çfarë na ka ndodhur në këtë situatë. Dëmi është i pallogaritur se janë 5 dylym ullinj në ujë. Llogarite sa e ka koston një ulli për tu blerë dhe për tu vjelur, edhe për të shkuar në 4-vjeçar. Janë hapur kanale dhe uji në vend se të kalojë 400 metra, shkon 1 km e gjysmë me dal në kanalin kryesor”, tha njëri nga banorët.

I gjithë territori i vendit vijon të jetë i përfshirë nga reshje shiu si dhe reshje bore në relievet malore mbi 600 metër, por nga të gjitha raportime në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile nuk paraqiten problematika të theksuara. Priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet e tjera priten reshje mesatare. Reshjet priten të shoqërohen edhe me shtrëngata në qarqet Shkodër, Vlorë dhe Gjirokastër. Niveli i lumenjve është nën nivelin kritik, duke mos paraqitur problem për përmbytje në pjesën më të madhe të tyre. Hidrovoret janë gadishmëri dhe po punojnë me kapacitet të plotë dhe nuk paraqesin problem për përmbytje./ Dosja.al

permbytet shqiperia 2023

Sondazh

Poll