Art&Argëtim

Gjendet makina e aktorit britanik, ende asnjë gjurmë nga Julian Sands

Departamenti i Sherifit të Qarkut San Bernandino tha se automjeti i tij ndodhej në një park makinash, që besohet se ishte aty ku ai e la përpara se të nisej për ecjen e tij.

20 Janar 2023, 15:00 Nga a.l
Gjendet makina e aktorit britanik, ende asnjë gjurmë nga Julian Sands
Julian Sands

SHBA- Ka kaluar 1 javë nga zhdukja e aktorit britanik Julian Sands teksa po ecte në zonën Baldy Boël të maleve San Gabriel në veri të Lor Anxhelos, duke shqetësuar jo vetëm familjratë por edhe miqtë e fansat e tij. Por kërkimet gjatë këtyre 7 ditëve nuk kanë rreshtur. Siç raportojnë edhe mediat e huaja, autoritetet kanë rënë në jurmët e para të gjetjes së tij. Një makinë që i përkiste aktorit britanik Julian Sands është gjetur pranë vendit ku u raportua i zhdukur. Departamenti i Sherifit të Qarkut San Bernandino tha se automjeti i tij ndodhej në një park makinash, që besohet se ishte aty ku ai e la përpara se të nisej për ecjen e tij.

Sands u zhduk të premten e kaluar ndërsa po ecte në zonën Baldy Bowl të maleve San Gabriel, në veri të Los Anxhelosit. Kushtet e këqija kanë penguar kërkimin - por zyrtarët thonë se nuk ka "asnjë afat të vështirë" për përfundimin e misionit. Z. Sands, 65 vjeç, është i njohur për rolet në filma të njohur dhe drama televizive, duke përfshirë A Room With A View, 24 dhe Smallville./ Dosja.al

jualin sands

Sondazh

Poll