Aktualitet

Moti në Elbasan/ Disa fshatra mbulohen nga bora, ulen temperaturat, mjetet borëpastruese në terren

Mjetet e borëpastrueses ndodhen ne terren. Në rrugë është hedhur skore.

20 Janar 2023, 11:24 Nga a.l
Moti në Elbasan/ Disa fshatra mbulohen nga bora, ulen temperaturat, mjetet
Elbasan

ELBASAN- Gjatë natës në Elbasan ka pasur reshje shiu, ndërsa mëngjesin e sotëm në zonat malore ka rënë borë, përktësisht në fshatrat Gjinar, Labinor dhe Funari. Mjetet e borëpastrueses ndodhen ne terren. Në rrugë është hedhur skore.

Si paraqitet situata e motit deri më tani? 

Shqipëria ka hyrë në ditën e katërt që është pushtuar nga moti i keq. Reshjet e dendura të dëborës në zonat malore të Dibrës gjatë orëve të para të mëngjesit kanë bllokuar rrugën e Arbrit. Më konkretisht bypass-i Qafë Murrizë është i pakalueshëm dhe Policia e Shtetit u ka bërë thirrje që drejtuesin e mjeteve të ndjekin aksin e vjetër rrugor, Klos-Burrel-Ulëz. Shkodra dhe Lezha vijojnë të jetë të përmbytura. Gjatë natës, sipërfaqja e tokës së mbuluar nga uji i ka kaluar 1000 ha. Durrësi, Elbasani, Vlora e Fieri kanë probleme në rrugët kryesore të qytetit pasi janë mbushur me ujë. Tirana po ashtu. Fshatrat janë pa energji elektrike./ Dosja.al

permbytet shqiperia 2023

Sondazh

Poll