Aktualitet

Moti i keq në Shkodër/ Përmbyten 1100 ha tokë, në Obot uji arrin në 55 cm, ujësjellësi jashtë funksionit

Rruga e Obotit ka prezencë të ujit 55 cm, ndërsa ujësjellësi Oblika 1 ka dalë jashtë funskionit. 

20 Janar 2023, 10:29 Nga a.l
Moti i keq në Shkodër/ Përmbyten 1100 ha tokë, në Obot
Shkodër

SHKODËR- Situata e motit në Shkodër vijon të jetë problematike edhe ditën e sotme. Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë përmbytje në disa zona. Sipas njoftimit nga Emergjencat Civile bëhet me dije se sipërfaqja totale e përmbytur në këtë qark deri tani është 1100 hektarë, përkatësisht në Njësinë Administrative Ana e Malit. Njoftohet gjithashtu se, Rruga e Obotit ka prezencë të ujit 55 cm, ndërsa ujësjellësi Oblika 1 ka dalë jashtë funskionit. 

NJOFTIMI: 

Filluan sërish dhe po shtohen dita-ditës, përmbytjet në bashkinë e Shkodrës. Situata sot, deri në orën 8.00, data 20 janar 2023 paraqitet si më poshtë:

Niveli i lumit Drin, sipas hidrometrit tek ura e Bahçallëkut, shënon kuoten 6.15 metra me një rënie prej 40 cm në krahasim me orën 18.00 të ditës së djeshme. Kuota maksimale është 7.50 m.

Niveli i liqenit sipas hidrometrit tek ura e Bunës shënon 8.10 m, me një rritje prej 5 cm në krahasim me orën 18.00 të ditës së djeshme. Kuota maksimale e liqenit është 8.70 m.

Siperfaqja totale e përmbytur në bashkine e Shkodrës deri tani është 1100 hektarë, e pandryshuar nga pasditja e djeshme. Njësia Administrative Ana e Malit ka 1100 ha të përmbytur.

Rruga e Obotit ka prezencë uji 55 cm, njesoj si dje në darkë. Ujësjellësi Oblika 1 ka dalë jashtë funksionit.

Në rrugën e Obotit po operon  një mjet i kalueshmërisë së lartë së bashku me 4 forca të ushtrisë. Grupet e Emergjencave Civile të bashkisë së Shkodrës janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës.

permbytje ne shkoder

Sondazh

Poll