Aktualitet

I akuzuar për ngacmim seksual, gjykata i cakton 40 ditë burg mësuesit Kleanthi Laçi

Më herët, gjykata vendosi lirimin nga qelia të 29-vjeçarit Alvi Gumeni, vëllai i njërës prej vajzave të dyshuara se janë ngacmuar nga Laçi. 

20 Janar 2023, 10:32 Nga f.g
I akuzuar për ngacmim seksual, gjykata i cakton 40 ditë burg
Kleanthi Laci

TEPELENE- Gjykata e shkallës së parë në Gjirokastër ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg"për 40 ditë për mësuesin e fizkulturës, Kleanthi Laçi. Laçi do të qëndrojë 40 ditë në paraburgim pasi akuzohet për ngacmimin seksual të dy vajzave të mitura në shkollën ku jepte mësim. Më herët, gjykata vendosi lirimin nga qelia të 29-vjeçarit Alvi Gumeni, vëllai i njërës prej vajzave të dyshuara se janë ngacmuar nga Laçi. 

Kleanthi Laçi, Mësuesi i edukimit fizik në Tepelenë, u pezullua nga detyra pasi është prangosur fillimisht për akuzat “Ngacmimi seksual” dhe “Kallëzimi i rremë”. Ai u dhunua disa ditë më parë nga 3 persona dhe mohoi të kishte konflikte. Ai deklaroi se nuk dinte arsyen e dhunimit dhe nuk i njihte autorët. Por njëri prej tyre, Alvi Gumeni, një emigrant i kthyer nga jashtë vendit u vetëdorëzua në Polici dhe shpjegoi arsyet e konfliktit. Ai tha se e kishte dhunuar mësuesin pasi motra e tij i kishte rrëfyer se mësuesi e kishte ngacmuar seksualisht./Dosja.al

kleanth laci

Sondazh

Poll