Politike

Forumi në Davos, Rama: Franca aspak entuziaste për rrugën e Shqipërisë drejt BE-së

Kreu i qeverisë shqiptare shtoi se Shqipëria ka bërë të gjitha përpjekjet për t’u bërë pjesë e unionit.

19 Janar 2023, 20:56 Nga A.B
Forumi në Davos, Rama: Franca aspak entuziaste për rrugën e
Edi Rama

ZVICËR- Kryeministri Edi Rama foli në Forumin Ekonomik Botëror në Davos për rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE. Rama u shpreh se Franca nuk është entuziaste për anëtarësimin tonë. Kreu i qeverisë shqiptare shtoi se Shqipëria ka bërë të gjitha përpjekjet për t’u bërë pjesë e unionit, por kjo nuk ka qenë e mjaftueshme për ta.

Në do ti qendrojmë në krah BE-së, edhe nëse ajo do të zhdukej në do të ishim në krah të saj. Kjo nuk është shaka. Francezët nuk janë shumë entuziastë që ne të jemi brenda BE-së. gadishulli ynë është e,ërtuar europë përpara se europa të quhej europë, ndërkohë u quajt gabimisht nga një gjerman. Njerëzit në Bruksel duhet të kuptojnë se BE-ja është në rënie, dhe Putini po fiton mbështetje. Ne kemi një mosmarrvehsje me Vuçciçin lidhur me atë që ai e quan rajon të Serbisë, dhe atë që unë e quaj Kosovë, vend të pavarur ”, tha Rama.

edi rama rama ne davos

Sondazh

Poll