Politike

Forumi i Davosit, Rama: Qëndrimet ndaj Kosovës nuk e pengojnë bashkëpunimin rajonal

Kryeministri Edi Rama deklaroi se shtetet e Ballkanit Perëndimor janë në qendër të Evropës dhe nuk kanë ndërmend të shkojnë tjetërkund.

19 Janar 2023, 17:39 Nga k.m.
Forumi i Davosit, Rama: Qëndrimet ndaj Kosovës nuk e pengojnë
Edi Rama

ZVICËR- Kryeministri Edi Rama ka folur në Davos për bashkëpunimin rajonal, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut. Gjatë diskutimit në Davos rreth komunitetit politik evropian, kryeministri Edi Rama deklaroi se shtetet e Ballkanit Perëndimor janë në qendër të Evropës dhe nuk kanë ndërmend të shkojnë tjetërkund.

“Ballkani Perëndimor është në mes të Europës. Ne nuk kemi për të shkuar askund. Unë do të dëshiroja që serbët të shkojnë diku tjetër por edhe ata nuk kanë për të shkuar askund. Njerëzit në Bruksel duhet që të kuptojnë se jemi në një situatë kur mbështetja për integrimin po bie dhe kur Putin në disa prej shteteve të rajonit po shihet si hero. Ne kemi një marrëveshje të madhe me presidentin serb rreth asaj që ai e konsideron krahinë të Serbisë dhe asaj që unë e njoh si shteti i pavarur i Kosovës por kjo nuk na ka penguar që të bashkëpunojmë për ruajtjen e paqes në rajon,”-tha Rama.

Po ashtu, sipas Ramës në kushtet e krizës aktuale shtetet e rajonit tonë duhet që të mbështeten me fonde financiare edhe pse nuk janë anëtare të BE-së.

“Ne kemi vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe po përballojmë pasojat e krizës aktuale. Në këto kushte BE-ja duhet që të na ofrojë më shumë, të na mbështesë financiarisht. Nuk po pretendoj që të na jepen po aq fonde sa ato që ju jepen fqinjëve tanë anëtarë të BE-së por diçka që të gjitha këto shtete ballkanike duhet ta marrin. Në Maqedoninë e Veriut përshembull situata rrezikon më shumë që të përshkallëzohet nën kërcënimin e nacionalizmit që mund të krijojë shumë shqetësime,-shtoi Rama.

edi rama forumin ekonomik botëror në davos

Sondazh

Poll