Çfarë po ndodhë në veri të Kosovës/ Marrëveshja për targat kthehet sërish në fokus, BE: Përmbahuni
• Marrëveshja për targat duket se është rikthyer sërish në fokus, pasi të mërkurën pati pretendime se policë të Kosovës në pikat kufitare Jarinjë e Bërnjak, janë duke shkelur marrëveshjen për targat ilegale të arritur në nëntor mes Prishtinës e Beogradit. • Disa serbë nga komunat veriore të Kosovës janë ankuar për probleme në ditët e fundit kur kanë kaluar pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak me veturat e tyre, për shkak se policia e Kosovës i ka ndaluar dhe paralajmëruar që nuk kishin të drejtë të përdornin veturat pasi kishin zgjatur afatin e regjistrimit pas 5 dhjetorit të vitit të kaluar. • Kujtojmë se çështja e targave solli shumë tensione në vend. • Megjithatë, Prishtina dhe Beogradi më në fund në nëntor 2022, u pajtuan që autoritetet e Kosovës do të pezullonin veprimet tjera sa i përket targave ilegale, ndërkohë që autoritetet e Serbisë nuk do të lëshonin targa të reja ilegale me emrat e qyteteve të Kosovës. • Sipas kësaj marrëveshjeje, vazhdimi i validitetit për targat e vjetra ilegale nuk duhej kontestuar. • Por, pas këtyre raportimeve ndryshe ka argumentuar ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, Xhelal Sveçla, i cili përmes një postimi në Facebook, ka thënë se, Serbia ka shkelur marrëveshjen. • Ajo që mbetet e hapur në gjithë këtë situatë është nëse ekziston apo jo një datë fikse nga kur do të ndalohej ri-regjistrimi i targave ekzistuese. • Ndërkohë, derisa duket se marrëveshja është paksa e mjegullt, pas raportimeve të mediave serbe në Kosovë për ndalesat në pikat kufitare, tashmë të konfirmuara edhe nga ministri Sveçla, reagime ka pasur edhe nga ana e serbëve. • Një ndër personat e parë që ka folur, është edhe drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviç, i cili ka thënë se bëhet fjalë për “shkelje brutale”, ndërsa e ka shfrytëzuar rastin që të krijojë pak dramë, duke thënë se Albin Kurti do që të krijojë tensione të reja.
Sondazh
Lufta në Ukrainë, Parlamenti Europian kërkon krijimin e një Gjykate Speciale për Rusinë
Foto ilustruese BRUKSEL- Asambleja e Bashkimit Evropian u bëri thirrje vendeve anëtare që të mbështesin krijimin e një Gjykat...
BE-ja nuk konsideron që Serbia i ka rinovuar targat KM
Peter Stano KOSOVË- Bashkimi Evropian ka bërë thirrje që Kosova dhe Serbia të përmbahen nga secili veprim që mund të...
Çfarë po ndodh në Tiranë? 56-vjeçarja arrestohet për drejtim mjeti në gjendje të dehur, e reja kapet me heroinë
Foto Ilustruese TIRANË- Një 26-vjeçare është arrestuar ditën e sotme në Tiranë, pasi u kap me heroinë. ...
'Nuk besoj se është gjallë'/ Kremlini reagon pas deklaratës së bujshme të Zelenskyy-t
Vladimir putin dhe Volodymyr Zelenskyy UKRAINË- Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov ka reaguar pas deklaratës së bujshme t&eu...
Alarm në Greqi, një i armatosur me thikë futet në ambientet e brendshme të një kolegji
pamje nga kolegji GREQI- Një alarm ra rreth orës 13:00 në ambientet e Kolegjit të Athinës në Psikiko. Si...
Këshilli i Evropës: S’kemi informata se anëtarësimi i Kosovës në KiE po kushtëzohet me Asociacionin
Keshilli i Evropes KOSOVË- Në maj të vitit 2022, Kosova e ka dorëzuar aplikacionin për t’u anëtarësuar në K&e...
PAMJE të rënda! Grushta fytyrës, Policia bën për spital gruan në SHBA
SHBA SHBA- Pamje të rënda janë publikuar nga Ohajo e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku një grua është ...
Me targat KM, një tjetër ambulancë qëndron në Jarinje
Ambulanca KOSOVË- Pas vendimit të policisë së Kosovës për të mos lëshuar në qarkullim veturat me targa KM, t&e...
Acidi vdekjeprurës rrjedh në një fabrikë të 'Coca-Cola', evakuuohen 200 punonjës
Coca-Cola BRITANI- Rreth 200 punëtorë të fabrikës së Coca-Cola në Londër janë evakuuar pasi u raportua se nga ...
Ngriten akuza penale në Beograd për shkak të grupit Wagner
Wagner SERBI- Disa grupe ruse dhe ukrainase kundër luftës, me një avokat nga Beogradi, kanë ngritur në Prokurorinë e Lart&eum...

