Bota

PAMJE të rënda! Grushta fytyrës, Policia bën për spital gruan në SHBA

Departamenti i policisë reagoi duke thënë se rasti është nën hetim.

19 Janar 2023, 14:47 Nga a.l
PAMJE të rënda! Grushta fytyrës, Policia bën për spital
SHBA

SHBA- Pamje të rënda janë publikuar nga Ohajo e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku një grua është goditur me grushte disa herë në fytyrë nga dy oficer policie.

Incidenti ndodhi pasi Latinka Hancock pati një debat të ashpër me punonjësit e restorantit. Policia u thirr në vendin e ngjarjes, ndërsa pati një bisedë me gruan, njëri nga efektivët nisi ta godiste me grushte në fytyrë atë përpara se ta arrestonte. Më pas, ajo u dërgua në spital me plagë në kokë, shkruan DailyMail. 


Ne kemi parë videon e filmuar nga një kalimtar i rastit, e cila tashmë po qarkullon në rrjetet sociale, në lidhje me ngjarjen ku janë të përfshirë dy nga oficerët tanë. Ky incident është aktualisht nën hetim”, ka njoftuar policia.

Departamenti i policisë reagoi duke thënë se rasti është nën hetim.

policia dhunon gruan në shba

Sondazh

Poll