PAMJE të rënda! Grushta fytyrës, Policia bën për spital gruan në SHBA
SHBA SHBA- Pamje të rënda janë publikuar nga Ohajo e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku një grua është ...
Derisa ende po pritet një përgjigje nëse ky aplikacion do të ketë epilog pozitiv, së fundmi ka pasur raportime se themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është vënë si kusht për anëtarësimin e Kosovës në KiE.
KOSOVË- Në maj të vitit 2022, Kosova e ka dorëzuar aplikacionin për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës. Derisa ende po pritet një përgjigje nëse ky aplikacion do të ketë epilog pozitiv, së fundmi ka pasur raportime se themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është vënë si kusht për anëtarësimin e Kosovës në KiE.
Klan Kosova i ka dërguar pyetje kësaj organizate për ta pyetur nëse kjo gjë që po raportohet është e vërtetë. KiE, në përgjigjen drejtuar Klan Kosovës, ka cituar ministren e Jashtme Gjermane, e cila më 22 maj të vitit të kaluar, në mbledhjen e 132-të Komitetit të Ministrave në Torino, pati thënë se: “Gjermania po e mbështet pa mëdyshje kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës”.
Po ashtu, në përgjigjen dërguar Klan Kosovës, KiE ka cituar edhe ambasadorin gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, i cili, sipas KiE, në disa raste ka deklaruar: “Themelimi i Asociacionit është rënë dakord nga palët në kuadër të Dialogut që në vitin 2013/2015. Tani ajo duhet të zbatohet, pasi zbatimi i marrëveshjeve ndërkombëtare është çështje e sundimit të ligjit dhe e rrugës përpara për Dialogun”.
Këshilli i Evropës ka thënë se nuk ka informacione që një kusht i tillë po i vihet Kosovës.
“Megjithatë, nuk jemi të vetëdijshëm se themelimi i Asociacionit po vihet si kusht për anëtarësimin e Kosovës në KiE”, u tha në këtë përgjigje.
Ditë më parë, mediumi “Koha”, raportoi se bllokimi i mëtejshëm i themelimit të Asociacionit nuk do ta bëjë më të lehtë për Kosovën arritjen e shumicës së nevojshme pas aplikimit të saj për t’u bërë anëtare e Këshillit të Evropës. Këtë deklaratë, mediumi në fjalë ia atribuoi Ambasadës gjermane në Prishtinë, duke shtuar se kjo do të përbëjë gjithashtu pengesa serioze në procesin e mëtejshëm të asocimit në BE. Ndërkaq, u raportua po ashtu se ka dështuar anëtarësimi i Kosovës në KiE, gjë të cilën e mohoi ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, duke theksuar se “anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është i pakthyeshëm”.
“Procesi i anëtarësimit në Këshillin e Evropës është i pakthyeshëm dhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës do të angazhohet që faza e parë të kalohet sa më parë”, u tha në një deklaratë publike për media të MPJD-së.
SHBA SHBA- Pamje të rënda janë publikuar nga Ohajo e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku një grua është ...
Ambulanca KOSOVË- Pas vendimit të policisë së Kosovës për të mos lëshuar në qarkullim veturat me targa KM, t&e...
Coca-Cola BRITANI- Rreth 200 punëtorë të fabrikës së Coca-Cola në Londër janë evakuuar pasi u raportua se nga ...
Wagner SERBI- Disa grupe ruse dhe ukrainase kundër luftës, me një avokat nga Beogradi, kanë ngritur në Prokurorinë e Lart&eum...
William Walker dhe Glauk Konjufca KOSOVË- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka zhvilluar sot një takim me ish-s...
Andrea Bonafede ITALI- Vula në shtëpinë e nënës së Andrea Bonafede, njeriu që i dha hua identitetin Matteo Messina Denar...
Vjosa Osmani KOSOVË- Presidentja Vjosa Osmani ka mirëpritur qëndrimin e Parlamentit Evropian për Kosovën në rezolutë...
Matteo Messina Denaro ITALI- Bizhuteri, gjerdan, byzylykë dhe madje edhe gurë të çmuar të mëdhenj. Kjo është ajo ...
Popullsia në GJermani GJERMANI- Popullsia e Gjermanisë u rrit në nivelin më të lartë të të gjitha kohëra...
Olaf Scholz GJERMANI- Në Davos, kancelari Scholz i premtoi Ukrainës "mbështetjen e pakufishme të Gjermanisë". Por nuk e tha se kur...