Bota

Acidi vdekjeprurës rrjedh në një fabrikë të 'Coca-Cola', evakuuohen 200 punonjës

Coca Cola është kontaktuar për të dhënë më shumë detaje nga vendi i ngjarjes.

19 Janar 2023, 14:40 Nga a.l
Acidi vdekjeprurës rrjedh në një fabrikë të
Coca-Cola

BRITANI- Rreth 200 punëtorë të fabrikës së Coca-Cola në Londër janë evakuuar pasi u raportua se nga ndërtesa po rridhte një lëndë kimike vdekjerurëse. Ata u larguan nga vendi, në Sidcup, përpara se Brigada e Zjarrfikësve të Londrës (LFB) të arrinte në incident të mërkurën mbrëma.

Evakuimi ishte në përgjigje të një rrjedhjeje të acidit klorhidrik në objektin e konservimit në Cray Road, të cilin shërbimi zjarrfikës tha se e kishte shpërndarë. Policia dhe ekipet e zjarrfikësve mbetën në vendngjarje gjatë natës, por incidenti kishte përfunduar, shkruan BBC. 

"Ne u thirrëm për një rrjedhje të acidit klorhidrik në orën 20:39 të së mërkurës në mbrëmje. Dyqind njerëz u evakuuan nga fabrika para se të mbërrinim," tha një deklaratë e LFB.

Coca Cola është kontaktuar për të dhënë më shumë detaje nga vendi i ngjarjes./ Dosja.al

rrjedh acidi në fabrikën e coca-cola

Sondazh

Poll